Të paktën 80 për qind e njerëzve e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen e mesit me të gjithë intensitetin e saj.
Dhimbja e mesit dhe e shpinës është një shenjë paralajmëruese për anomalitë e shtyllës kurrizore dhe shpesh vjen si pasojë e qëndrimit jo të rregullt të trupit.
Në ditët e sotme, shumica e trajtimeve për dhimbjen e mesit dhe të shpinës kanë të bëjnë me medikamente siç është aspirina apo qetësuesit e ngjashëm, por disa syresh janë shumë më të rënda dhe kanë efekte anësore.
Fillimi i trajtimit të këtyre dhimbjeve nis duke identifikuar shkakun. Shkaqet më kryesore të dhimbjes së mesit kanë të bëjnë me:
• Mungesën e aktivitetit fizik
• Kontraktimet muskulare
• Qëndrimin jo të rregullt të trupit
• Artritin
• Këpucët jo të rehatshme
• Shtatzënia
• Obeziteti
• Stresi emocional
• Fjetja në dyshek jo cilësor
• Konstipacioni
Ushqimet më të mira për dhimbjen e mesit
Nëse dëshironi të ‘hiqni qafe’ dhimbjen e mesit dhe të parandaloni shfaqjen e saj në të ardhmen e afërt, atëherë ushqyerja e shëndetshme është shumë e rëndësishme.
AgroWeb.org ju sugjeron të konsumoni produktet e mëposhtme për të pakësuar ose zhdukur dhimbjen e mesit.
Ushqimet me shumë fibër – Konstipacioni mund ta përshkallëzojë dhimbjen e mesit, ndaj konsumoni shumë fruta, perime dhe drithëra që janë të pasura me fibër siç janë mjedra, dardha, molla, makaronat, drithërat e plotë, fasulet e zeza, elbi, argjinarja dhe brokoli.
Uji – Dehidratimi shton dhimbjen e mesit ndaj shmangeni atë duke pirë deri në tetë gota me ujë në ditë.
Ushqimet e pasura me kalium – Kaliumi arrin të zvogëlojë enjtjet, ndaj konsumoni perime, barishte, avokado, banane, lëng të arrës së kokosit dhe produkte të fermentuara bulmeti.
Yndyrnat Omega-3 – Peshqit e oqeanit dhe farat e linit janë të pasura me omega-3 që ulin inflamacionin dhe dhimbjet.
Proteinat – Zgjidhni mishin e pulës, gjelit të detit ose mishrat me pak yndyrë që i japin organizmit proteinat e duhura për shëndetin e muskujve dhe kockave.
Ushqimet që duhet të shmangni
Sheqeri – Sheqeri shkakton inflamacion dhe rrit dhimbjet.
Alkooli – Pijet alkoolike përkeqësojnë inflamacionin.
Kafeina – Dehidraton dhe rrit inflamacionin. Mos pini më shumë se një filxhan kafe në ditë ose hiqni dorë plotësisht prej saj.
Yndyrnat e ngopura – Këto yndyrna rrisin inflamacionin dhe dhimbjet.
Kaloritë e tepërta – Dhimbjet e shpinës përshkallëzohen nga mbipesha.
Pesë kurat natyrale për dhimbjen e mesit
Vaji i peshkut (2,000mg në ditë)
Shafrani i Indisë (1,000mg në ditë)
Magnezi (400-500 mg në ditë) Ky mineral shpesh njihet si minerali i qetësisë sepse qetëson muskujt dhe ul stresin.
Vaji esencial i mendrës dhe vajra të tjerë me përmbajtje mentoli janë analgjezik dhe qetësojnë inflamacionin në kyçe dhe dhimbjen e mesit. Përzieini këto vajra me vaj të arrës së kokosit dhe fërkoni zonën e dhimbjes.
Vaji i qiparisit gjithashtu lufton inflamacionin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke ulur dhimbjen e mesit në të njëjtën kohë.
Dashi Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ju duhet te toleroni me…
Barcelona duhet të largojë disa lojtarë përpara se të nënshkruajë me një sulmues të ri nga krahu i majtë këtë…
Aktori shumë i dashur shqiptar, Herion Mustafaraj, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…
Një turist belg është plagosur mbrëmjen e kësaj të diele në bregdetin e Shkëmbit të Kavajës, pasi është rrëzuar në…
Paris Saint-Germaini ka marrë fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Atletico Madridit në kuadër të Grupit B në Kupën…
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon nesër në mesditë seancë plenare, e hënë, ora 13:00. Rendi i ditës është si më poshtë…