Tymi i duhanit përmban deri në 4 mijë substanca kimike, ku më të dëmshme për organizmin klasifikohen katrani, monoksidi i karbonit dhe nikotina.
Nikotina si alkaloid natyral, e pranishme 2 deri në 8% te duhani, përveçse përmban doza helmuese, krijon varësi për përdoruesit!
Stimulon çlirimin e dopaminës në Sistemin Nervor Qendror dhe adrenalinës nga gjendra mbiveshkore. Për aq kohë sa konsumon duhan, ky i fundit stimulon mendjen dhe trupin, por menjëherë më pas humori përkeqësohet, duke e nxitur kështu duhanpirësin të ndezë cigaren e radhës për të shijuar sërish emocionet pozitive.
Përveç varësisë farmakologjike nga nikotina, duhanpirësi krijon edhe një varësi psikologjike.
Nuk përjashtohet edhe mundësia për infeksione në rrugët e frymëmarrjes dhe astmë.
Kujtojmë se pirja e duhanit shton rrezikun për lloje të ndryshme të kancerit ku më të ekspozuara janë rrugët e frymëmarrjes.
Te duhanpirësit rreziku për kancer të mushkërive është 20 herë më i lartë se te personat joduhanpirës. I lartë edhe rreziku për kancer në veshka dhe në fshikëzën e urinës, duke qenë se substancat kancerogjene të duhanit eliminohen nga veshkat dhe dalin nga fshikëza me anë të urinës.
Në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pritet të vendoset Anxhela Paparizo. Burime bëjnë me dije se ajo do…
Ditën e sotme, drejtori i QSUT, Florenc Spaho, ka dhënë dorëheqjen. Ai u emërua në krye të qendrës spitalore më…
Nëse do të realizohej një edicion i posaçëm “Big Brother Albania All Stars”, me emrat më të komentuar të sezoneve…
Partia Demokratike, ka depozituar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të ndryshimeve…
E ftuar në “Live from Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Aulona Musta. Një personazh shumë i njohur për rutinën e…
Qeveria ka vendosur si objektiv arritjen e një pensioni mesatar prej 400 eurosh, për ata individë që kanë kontribuar plotësisht…