Categories: lifestyle

Llojet e pagjumësisë, cilat janë dhe si t’i dalloni?

Ka njerëz që nuk i zë gjumi lehtë, që nuk flenë dot gjithë natën ose që zgjohen shumë herët.

Pagjumësia është një çrregullim që manifestohet në mënyra të ndryshme. Vështirësia në të fjetur është vetëm një prej tyre, shkruan lajmi.net.

Të lidhura

None found

Ka njerëz që nuk i zë gjumi lehtë, që nuk flenë dot gjithë natën ose që zgjohen shumë herët.

Studimet e fundit kanë identifikuar kategoritë e pagjumësisë, të cilat do t’i gjeni si më poshtë:

Pagjumësia e përgjithshme

Pagjumësia e përgjithshme ka të bëjë me vështirësi në fjetje dhe zgjimin përpara kohe. Këto çrregullime mund të përkufizohen edhe nga një cilësi e dobët e gjumit.

Pagjumësia e përshtatur

Ky çrregullim i njohur edhe si pagjumësia akute ose pagjumësia afat-shkurtër buron nga stresi ose edhe nga një emocion i bukur që largon gjumin. Me t’u larguar stresi ose emocioni pozitiv, rikthehet gjumi normalisht.

Pagjumësia e nxitur

Kjo ndodh me fëmijët, Kur fëmijët nuk bien për të fjetur vetë, por kanë nevojë që prindërit të diktojnë orën e gjumit. Nëse kjo ndodh, fëmijët flenë normalisht, në të kundërt ata mund të qëndrojnë zgjuar për shumë orë.

Pagjumësia idiopatike

Ky është një çrregullim që zgjat gjatë gjithë jetës dhe nis që në fëmijëri. Ajo mund të shkaktohet nga ndonjë problem mjekësor, psikik, ngjarje stresuese, përdorimi i medikamenteve e të tjerë. Ky çrregullim ndodh kur në organizëm prishen ekuilibrat. Sistemi i zgjimit është tepër aktiv dhe ai i gjumit jo.

Pagjumësia për shkak të medikamenteve dhe kafesë

Medikamentet, kafeja, alkooli, substancat e tjera apo një ushqim i caktuar që ju rëndon, e prishin cilësinë e gjumit. Ky çrregullim vijon për kohë të gjatë edhe ku i keni lënë këto pije, medikamente apo substanca.

Pagjumësia për shkak të një problemi mjekësor

Problemet mjekësore shkaktojnë pagjumësi. Ky çrregullim më pas mund të vazhdojë të shpaloset herë pas here edhe nëse problemi mjekësor është zgjidhur.

Pagjumësia paradoksale

Kjo pagjumësi është e ashpër dhe bën që njerëzit të ndihen sikur nuk kanë fjetur për një ose dy ditë. Njerëzit e prekur nga ky çrregullim thonë se janë të vetëdijshëm për mjedisin rrethues edhe nëse duket sikur po flenë. Ata kanë tendencën ta ekzagjerojnë për kohën që u është dashur të mbyllin sytë dhe për sasinë e gjumit.

Pagjumësia psikofiziologjike

Ky çrregullim shoqërohet me një shqetësim të tepruar në lidhje me arsyet që ju mbajnë zgjuar. Pagjumësia në fjalë shfaqet ngadalë dhe avancon me kalimin e viteve. Njerëzit e prekur nga ky problem, ndihen të shqetësuar sapo vjen ora e gjumit. Ata tensionohen shumë dhe më pas nuk flenë dot.

të fundit

Rama-Veliaj conflict / BIRN: Executive power used for political pressure! Calls for an independent SPAK investigation

Me transferimin e beftë të Erion Veliajt në burgun e Fierit, një konflikt mes tij dhe kryeministrit Edi Rama doli…

2 minutes ago

US elections: Democrat Adam Hamilton ends 94-year Republican dominance in Kansas and secures a Senate seat

Një rezultat historik është regjistruar në shtetin e Kansasit, ku demokrati Adam Hamilton ka mposhtur senatorin republikan Roger Marshall, duke…

2 minutes ago

Tonight we defeated Goliath”: Democrat James Talarico ends 38 years of Republican dominance in Texas

Demokrati James Talarico ka shënuar një fitore historike në Teksas, duke mposhtur kandidatin republikan Ken Paxton dhe duke i dhënë…

3 minutes ago

Rising prices to bring the budget 5.4 billion lekë in additional revenue in 2027

Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të…

3 minutes ago

See the weather forecast for November 4, 2026: here are the expected temperatures

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh…

3 minutes ago

Nuk ndihemi aspak të sigurt” – Gruaja rrëfen kërcënimet ndaj saj dhe fëmijëve pas vrasjes së dy vëllezërve nga ish-bashkëshorti

N.N., gruaja që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit një vit më parë, ka rrëfyer se ajo dhe fëmijët e saj…

3 minutes ago