lifestyle

Lira Gjika: Prindër kini kujdes kur thoni se jeni shok,shoqe me fëmijën, mund të prishni marrëdhënien mes jush

Shprehjet: “unë e kam shok djalin apo vajzën”, apo shprehja tjetër “përpiqem të jem shok me fëmijën tim”, të cilat po përdoren gjithnjë e më shumë në marrëdhëniet prind-fëmijë dhe që po perceptohen si tregues cilësorë, janë shprehje zhvleftësuese për marrëdhënien prindërore. Marrëdhënia prind-fëmijë është marrëdhënia bazë në jetën e njeriut.

Ajo është marrëdhënia “i rritur-i parritur”, marrëdhënia, që shmang ose jo mbijetesën, ushqen sigurinë ose pasigurinë dhe besimin ose mosbesimin te vetja dhe tjetri. Marrëdhënia prind-fëmijë, natyrisht që duhet të udhëhiqet nga parimet e barazisë, por si njerëz, pra të konsiderohet fëmija njeri dhe jo i vogël. Kjo marrëdhënie, nuk duhet ngatërruar, anashkaluar apo krahasuar me marrëdhënie të tjera, që natyrisht, e kanë origjinën te kjo marrëdhënie, por nuk janë e njëjta gjë.

Të lidhura

None found

Të qenit shokë me fëmijën, është të ngatërrosh konceptin e barazisë me atë të shoqërisë.

Njeriu në fëmijëri ka nevojë për marrëdhënien themel që është marrëdhënia prindërore, e cila lidhet me familjen dhe shtëpinë. Pa këtë marrëdhënie, që nga vetë natyra e saj, është shumë e vështirë, e jo më të ngatërrohet me marrëdhëniet e tjera, njeriu mbetet vetëm dhe pa model për të përvetësuar njerëzoren. Njerëzorja mësohet dhe zhvillohet nëpërmjet marrëdhënies me tjetrin dhe natyrisht, fillohet me prindin si model dhe autoritet. Këto deklarata të prindërve, padashur, përjashtojnë marrëdhënien prind-fëmijë. Ata i tregojnë fëmijës, se marrëdhëniet më të mira dhe më të sigurta, gjenden jashtë familjes dhe shtëpisë.

Shokët dhe shoqet njeriu i gjen vetë në mjedise jashtë familjes dhe vendos po vetë, sa dhe si do të jenë këto marrëdhënie, ndërsa prindër, njeriu ka vetëm dy, një nënë dhe një baba nga të cilët ai vjen dhe nuk i zgjedh vetë. Prindër kini kujdes me fjalët dhe shprehjet që përdorni./NGA LIRA GJIKA

të fundit

Përparim Bajrami to be released from Shutka prison after providing security worth over €1.1 million

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë prej 1.140.781 eurosh, e ofruar në formë të pronës…

15 minutes ago

Përparim Bajrami do të lirohet nga burgu i Shutkës pas vënies së garancisë prej mbi 1,1 milion eurosh

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë prej 1.140.781 eurosh, e ofruar në formë të pronës…

22 minutes ago

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

5 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

5 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

5 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

5 hours ago