lifestyle

Lira Gjika ka dy fjalë: Nënat vetë janë me mëngë të shkurtra dhe fëmijët i veshin me xhupa dhe kapuç

Nëpër rrugët e Tiranës shikon nëna të veshura me mëngë të shkurtra, sepse kanë vapë, ndërsa fëmijët i veshin me xhupa dhe kapuç, pasi kanë frikë se fëmijët mund të sëmuren. Më mirë të veshur trashë se “nuk i gjen gjë”. Po a është e vërtetë kjo mënyrë të menduari, se po e veshëm trashë fëmijën i shpëton sëmundjeve? Jo kjo nuk është e vërtetë.

Veshja e trashë e bezdis fëmijën dhe është e dëmshme edhe në dimër e jo më në kohë të ngrohtë. Veshja është një “mjet” i shpikur nga njeriu dhe është një gjetje shumë inteligjente. Njeriu duke patur një trup të zhveshur, jo të mbuluar me gëzof si gjitarët e tjerë, nuk e ka të lehtë të përballojë luhatjen e temperaturës së ambjentit për të ruaj temperaturën e duhur, e cila duhet për zhvillimin e proceseve normale fiziologjike dhe jetike. Njeriu me anë të veshjes ndihmon qëndrën trunore të temperaturës të funksionojë normalisht pavarësisht stinëve.

Gjithashtu, një veshje jo e përshtatshme, pengon lëkurën në proceset e saj për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e organizmit si fizikisht po ashtu edhe psikoemocionalisht. Veshja nuk mund të përdoret me idenë e frikës nga sëmundjet. Veshja duhet të jetë e shëndetshme dhe e rehatëshme, në të kundërt, kthehet në një faktor më shumë që ushqen bezdinë dhe frikën e njeriut nga natyra dhe jeta.

të fundit

Ernest Muçi mund të transferohet në Seria A, ja klubi që ka interesim konkret!

Merkato e futbollistëve shpeshherë zvarritet për muaj të tërë pa rezultate konkrete, por në disa raste marrëveshjet mbyllen shpejt, sidomos…

24 minutes ago

Rihanna sjell në jetë fëmijën e saj të tretë, zbulon portretin dhe emrin

Urime për Rihannën dhe A$AP Rocky-n. Çifti i famshëm ka mirëpritur fëmijën e tyre të tretë, siç konfirmohet nga një…

42 minutes ago

Vrasja e 51-vjecarit Valbon Beqiraj në Durrës/ Arrestohet autori, zbardhet shkaku i krimit të rëndë (EMRI)

Tejlor Tivari, është personi i arrestuar nga policia e Durrësit për vrasjen Valbon Beqirajt, 51-vjecarit që u gjend i pajetë…

59 minutes ago

Skandal në Klos/ Tubancionet në natyrë, banorët të shqetësuar: Ja si mbushet Ujëmbledhësi (VIDEO)

Një skandal ka ndodhur në Klos të Matit, lidhur me mënyrën se si mbushet Ujëmbledhësi i ujit. Raportohet se uji…

1 hour ago

Angela Martini duket provokuese në pozat e reja nga pushimet tropikale

Modelja dhe autorja shqiptare me famë ndërkombëtare, Angela Martini, ka mahnitur ndjekësit e saj në Instagram me një set të…

1 hour ago

Provokoi Këlliçin, GJKKO gjobit avokatin e Redi Mollës/ Gjyqtarja: Kujdes, me sa duket dikujt i paska hyrë në xhep “5D”

Teksa seanca për dosjen "5D" vijon në Gjykatën e Posaçme, ligjvënësi demokrat është pyetur nga mbrojtja e të akuzuarve në…

1 hour ago