lifestyle

Linda Fishta na tregon sekretin e sallatës ruse, mos harroni këtë përbërës

Pas bakllavasë dhe gjelit të detit, sallata ruse është pa diskutim pjata që nuk mungon kurrë në tryezën festive të Vitit të Ri. E shijeshme, e thjeshtë dhe super e lehtë për t’u përgatitur, kjo sallatë është kthyer tashmë në një pjesë të pandashme të menysë së çdo amvise, ndaj nëse nuk e keni bërë akoma lexoni recetën e Lindës e cila e lezeton këtë sallatë me uthullën e bardhë dhe vraponi menjëherë në kuzhinë.

PËRBËRËSIT PËR 6 PERSONA: 300 g karota • 700 g patate • 300 g bizele • disa kastravecë të vegjël turshi • kripë dhe piper • vaj ulliri dhe uthull e bardhë, sipas nevojës • 300 g majonezë e blerë ose e përgatitur si më poshtë.

PËR RRETH 300 G MAJONEZË DUHEN: 2 të verdha veze në temperaturë ambienti • 1 lugë e madhe mustardë “Dijon” – mundësisht me shije të fortë • kripë e piper i bluar në çast • 250 ml vaj kikiriku ose 160, ml vaj kikiriku + 90 ml vaj ulliri • 2 lugë gjelle uthull vere e bardhë ose 2 lugë lëng limoni.

PËRGATITJA: Patatet dhe karotat e qëruara i presim në kubikë të vegjël dhe më pas i ziejmë në një tenxhere me ujë të valuar e me kripë. I lëmë në zjarr derisa të shohim që janë zbutur, por të mbeten dhe krokante. I kullojmë dhe i lëmë mënjanë.

Po kështu veprojmë dhe me bizelet. Në një tas qelqi, hedhim të verdhat e vezëve, mustardën, pak kripë e piper dhe i përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë për 30 sekonda. Shtojmë dalëngadalë vajin,me një curril shumë të hollë, duke e vazhduar përzierjen pa ndërprerje.

Sapo të shohim që majoneza po trashet, e hedhim vajin me curril më të trashë, pa ndaluar përzierjen. Kur ta kemi hedhur të gjithë vajin dhe ai të jetë thithur tërësisht, e përziejmë për 30 sekonda me shpejtësi derisa majoneza të bëhet e trashë dhe me shkëlqim. Shtojmë tani uthullën ose limonin dhe e rregullojmë sipas shijes për kripë e piper.

Për ta bërë pak më të lehtë në shije, sipas dëshirës mund ta përzieni me 2-3 lugë djathë “Philadelphia” ose djathë tjetër kremoz, ose me 3 lugë kos shumë të trashë.

Në një tas përziejmë karotat, patatet, bizelet dhe kastravecët turshi me pak vaj ulliri, pak uthull, kripë e piper. I përziejmë dhe i lëmë mënjanë derisa të marrin shije dhe aromë. Pas pak përziejmë me delikatesë të gjithë përbërësit me majonezën në një tas. E mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë në frigorifer për të paktën një orë përpara se të shërbehet ose akoma më mirë një natë.

të fundit

Berisha komenton akuzat e Trump ndaj Sorosit: Një Akt historik, ai dhe i biri ndihmuan Ramën për të ngritur narkoshtetin monist në Shqipëri

Ditën e sotme, në konferencën për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e konsideron si një akt historik, vendimin…

4 minutes ago

Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

Këtë të enjte 28 gusht 2025, Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka miratuar sot me tre vota pro…

43 minutes ago

Incident i papritur në sheshxhirimin e “The Devil Wears Prada 2”, Anne Hathaway bie nga shkallët

Një aksident ndodhi gjatë xhirimeve të vazhdimit të filmit “The Devil Wears Prada 2” , me protagoniste Anne Hathaway, e…

48 minutes ago

U nda nga jeta pas betejës me sëmundjen e rëndë, kush ishte Naun Shundi dhe rolet e jetës së tij në filma dhe teatër

Këtë të enjte 28 gusht, ka ndërruar jetë në moshë 66-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur Naun Shundi. Naun Shundi,…

1 hour ago

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Naun Shundi

Ditën e sotme, aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Naun Shundi, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare, pas një beteje…

1 hour ago

Prokuroria e Tiranës i sekuestron llogari bankare, makina luksoze të dënuarit me 5 emra, përdorte dhe nënën pensioniste për të fshehur pasuritë

Prokuroria e Tiranës, ka sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme, llogari bankare e automjete luksoze të një shtetasi të dënuar për…

2 hours ago