lifestyle

Lëvizja e parë dhe e menjëhershme që duhet të bëni nëse ju bie telefoni në ujë

Të gjithëve na ka ndodhur të paktën njëherë që telefoni të na ketë rënë në kontakt me ujin dhe të na jetë ngrirë gjaku sepse aty mund të kemi foto, kujtime, kontakte, mesazhe dh materiale shumë të rëndësishme.

Skenari tipik është që telefoni të na rrëshqasë nga dora dhe të bjerë në lavaman, tualet, bide ose në një pellg me ujë pas një rrebeshi. Megjithatë, jemi akoma me fat për sa kohë na bie në ujëra të ëmbla. Rreziku më i madh për qarkun e telefonit tonë është uji i kripur që ka aftësi gërryese.

Të lidhura

None found

Faktori i ëmbë/i kripur është vendimtar për suksesin në shpëtimin e telefonit ashtu siç është faktori i kohës: sa më pak të ekspozohet ndaj ujit dhe substancave që treten në të, aq më i madh është probabiliteti që dëmi të mos jetë aq i tmerrshëm.

Çfarë duhet bëre

Nëse procedura për të shpëtuar smartphone-n tonë nuk është 100% e sigurt, ka disa gjëra që nuk duhen bërë: në kundërshtim me instinktin, mos e tundni kurrë telefonin, apo t’i shkaktoni goditje dhe aq më keq pastaj, t’i fryni. Këto janë gjeste që mund ta shtyjnë ujin edhe më thellë dhe sigurisht që rrezikojnë funksionimin e tij.

Tharja e një telefoni të lagur

10 lëvizje për të limituar dëmet e një smartphone të lagur

Hiqeni telefonin nga uji sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe një sekond më shumë mund të jetë i çmuar dhe vendimtar për shpëtimin e tij.

Fikeni dhe mos bëni gabimin ta provoni menjëherë ta ndizni: një presion i vetëm i tastit të ndezjes mund ta spostonte ujin në qark. Dhe do të ishte fundi.

Mbajeni telefonin vertikalisht dhe hiqni të gjitha pjesët që mund të ndahen si bateria, karta SIM, kasa, etj.

Mos përdoni kurrë furrën e sobës ose mikrovalën për të tharë telefonin. Nxehtësia e tepërt mund të dëmtojë qarkun.

Mos përdoni tharësen e flokëve sepse mund të shtyjë ujin akoma më në brendësi të telefonit.

Thani sa më shumë të jetë e mundur, me delikatesë pjesët me një copë ose letër pambuku

Lëreni të thahet pa u ndezur për të paktën 24 orë në verë dhe 48-72 orë në dimër.

Vendosini pjesët në një tas të mbushur me oriz ose silica xhel, si ato që gjenden tek kutitë e këpucëve. Mjafton një natë

Rimontojeni telefonin me kartën, baterinë, vendoseni në karikim dhe pastaj ndizeni.

të fundit

Israeli media raise questions about Rama’s flights to Israel and his ties to businessman Ron Yeffet

Yeffet nuk është i vetmi i njohur i Ramës në komunitetin e biznesit në Izrael. Biznesmeni Sani Sanilevich, i cili…

8 minutes ago

Rama: I Will Not Resign, I Have Signed with the People Until 2029

Kryeministri i vendit Edi Rama, i është përgjigjur drejtuesit i “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj, për protestën që…

9 minutes ago

Fatal air दुर्घटना in France, civilian plane crashes near Nancy-Essey, 11 people lose their lives

Francën verilindore e ka goditur një ngjarje e rëndë ajrore, pasi një avion civil u rrëzua në Tomblaine, duke lënë…

10 minutes ago

UN warns of the consequences of the earthquakes in Venezuela, around 1,500 buildings and structures affected

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se afro 1,500 objekte dhe struktura infrastrukturore kanë pësuar dëmtime nga dy tërmetet…

11 minutes ago

Send me unlimited amounts, I can handle up to 10 tons of cocaine / SPAK reveals trafficking scheme: Eldi Dizdari demanded unlimited shipments, Aliu organized departures…

Detaje të reja kanë dalë nga dosja e SPAK për një prej organizatave më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të…

11 minutes ago

Rama: After digital manipulation, the responsible groups will come to light; the algorithm has been used for evil

Kryeministri Edi Rama reagoi me një postim në rrjetet sociale, ku komentoi debatin e krijuar pas protestës dhe mënyrën se…

12 minutes ago