Revista e udhëtimeve Conde Nast Traveler publikoi një listë të 50 qyteteve të vogla më të bukura në botë.
Në listë janë pjesë të ndryshme të botës, nga Brazili, Kanadaja, Sllovenia deri në Japoni. Lista u bë nga redaktorët e tyre dhe ajo që u pëlqente veçanërisht kur zgjidhnin qytetet e vogla më të bukura ishin rrugët me kalldrëm, arkitektura koloniale, pamjet e pabesueshme…
“Janë për vendasit miqësorë, hotelet apo sharmin e mirë të modës së vjetër, por ne nuk do të lodhemi kurrë nga udhëtimet në qytete të vogla. Pothuajse çdo vend i planetit ka një qytet të vogël që ia vlen të kërkohet, nga fshatrat historikë në Japoni deri te oazet e shkretëtirës në Egjipt. Pa u zgjatur, këto janë qytetet e vogla më të bukura në botë”, thuhet në artikull.
Më së shumti u pëlqente qyteti Albarasin në Spanjë. Ndodhet në provincën e Teruelit dhe sipas regjistrimit të vitit 2018, kishte një popullsi prej 1,016 banorësh.
“Ky qytet i izoluar malor përgjatë lumit Guadalquivir është një pretendent kryesor për titullin e qytetit të vogël më të bukur në Spanjë, me ndërtesa rozë dhe portokalli që përzihen pa probleme me një mjedis shkëmbor.
Vendi është veçanërisht unik falë historisë së tij të sundimit mysliman dhe të krishterë, ku tjetër mund të gjeni një katedrale gotike dhe rrënojat e një kështjelle në të njëjtin qytet të vogël?”, thuhet në përshkrimin e këtij qyteti të vogël.
Ditën e djeshme, zjarri që përfshiu fushën e mbetjeve në landfillin e Elbasanit vijon ende. Flakët janë përhapur me shpejtësi,…
Këtë të mërkurë, në një postim në llogarinë e tij personale në "Facebook", kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga…
Sipas të dhënave zyrtare më 2024, në totalin e pensioneve të pleqërisë më shumë e gjysma e tyre, rreth 52…
Sot, më 2 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro, blihet me 97.6…
Ditën e sotme në vendin tonë, do të vijojë depërtimi i masave ajrore nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke…
Dashi Nëse jeni ne çift mos merrni vendime impulsive gjate kësaj dite sepse shume shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur…