lifestyle

Ky është ushqimi më i shëndetshëm në botë sipas shkencës

Shkenca punon shumë për të studiuar e kuptuar trupin e njeriut dhe ushqimet që mund të përmirësojnë funksionimin e tij. Kostot shëndetësore të një diete të pabalancuar ose mungesës së elementeve bazë dhe thelbësore ushqyese mund të jenë të mëdha. Ushqimi i mirë mund të jetë mburoja më e mirë kundër disa sëmundjeve plotësisht të parandalueshme dhe problemeve kronike.

Me këtë ide, një grup studiuesish nga Universiteti “Ëilliam Paterson” i Nju Xhersit, kryen kërkime të gjera dhe ambicioze në vitin 2014. Nuk është sekret se perimet duhet të jenë prioritet i çdo personi të shëndetshëm. Megjithatë, është e vështirë të zbatosh gjithmonë këtë parim.

Ideja pas studimit të ekspertëve amerikanë ishte hartimi i një liste të përpiktë dhe të detajuar të perimeve më të plota nga ana ushqyese. Për këtë, së pari, u përcaktuan substancat që çdo njeri duhet të hajë çdo ditë dhe në çfarë proporcioni. Në total, kishte 17 elementë thelbësorë dietikë. Më vonë u analizuan deri në 47 perime për të bërë renditjen përfundimtare.

Rezultati do të befasojë shumë, pasi vendin e parë e fitoi një ushqim që nuk konsumohet shumë. Bëhet fjalë për lakërishtën, një ushqim që, në sasinë e duhur, mund të sigurojë të gjithë lëndët ushqyese bazë të përcaktuara nga studiuesit. Lista e përfitimeve është e pafundme. Promovon krijimin e melatoninës, formimin e kolagjenit, siguron acid folik, vitaminë A, B12, D dhe K…

Sigurisht, të gjitha perimet mirëpriten nga stomaku, por asnjëra sa kjo bimë e vogël jeshile që rritet në brigjet e lumenjve dhe shkon pothuajse me gjithçka. Mjafton të përfshini një grusht të vogël në dietën e përditshme për të vënë re ndryshime të mëdha.

Lakërishtja rritet në Evropë dhe Azi dhe ka shumë ide në internet se si ta përfshini atë në dietën tuaj të përditshme. Disa nga recetat janë gjithashtu jashtëzakonisht të lehta për t’u përgatitur.

të fundit

Nesër në Vatikan ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV! Presidenti Begaj dhe krerë fetarë shqiptarë udhëtojnë drejt Vatikanit

Një delegacion i lartë nga Shqipëria do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Atit të Shenjtë, Papa Leoni…

23 minutes ago

Eurovizioni/ Gjithçka duhet të dini për para finales së madhe, ja kur performon Shqipëria

Festivali i 69-të i Këngës në Eurovision po i afrohet finales së madhe në qytetin zviceran të Bazelit. Artistë muzikorë…

53 minutes ago

“Në dy vitet që vijnë Shqipëria pjesë e BE”, eksperti i integrimit europian për deklaratën e Macron: Kurrë s’kam lexuar diçka kaq pozitive për Shqipërinë

Eksperti i integrimit europian, Shenoll Muharremi, ka analizuar deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron për Shqipërinë. Në një postim në…

1 hour ago

Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një rol udhëheqës në politikën e Bashkimit…

2 hours ago

Nuk ndalen sulmet në Gaza! Raportohen 146 viktima në gjatë 24 orëve të fundit

Forcat ajrore izraelite vranë të paktën 146 palestinezë dhe plagosën shumë të tjerë në sulmet e fundit mbi Gazën gjatë…

2 hours ago

Kriza në martesën e dytë të reperit? Fero dhe Nita Bajrami përfliten për ndarje

Reperi i njohur Fero ka ndezur sërish mediat rozë, këtë herë për një krizë të mundshme në jetën e tij…

2 hours ago