lifestyle

Ky është rreziku i fshehtë pas thonjve me xhel, për të cilin nuk flet askush

Thonjtë me xhel janë një ndër shpikjet e viteve të fundit, për të cilat femrat janë gëzuar shumë. Praktikë, të bukur dhe që zgjasin të paktën dy javë, duke të kursyer shumë kohë, ata tregojnë dorën shumë femërore në çdo moment.

Por dermatologët thonë se xheli mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm të thonjve, madje rrit edhe rrezikun e prekjes nga kanceri i lëkurës. Por më shumë sesa xheli, duket se “fajtore” është furra ku piqen shtresat që vendosen mbi thonj. Ekspertët thonë se rrezet UV që dalin nga furra kanë efekte anësore të rrezikshme.

Dëmi që i shkaktojnë lëkurës llambat UV është i njëjtë me atë që shkakton solari. Dermatologët thonë që femrat duhet ta marrin parasysh këtë rrezik dhe në çdo seancë të trajtimit të thonjve në këtë mënyrë të lyejnë lëkurën e duarve me krem kundër diellit. Vëmendja ndaj llambave UV në sallonet e manikyrit u rrit pas zbulimit të kancerit të lëkurës te dy gra që ishin ekspozuar për një kohë të gjatë ndaj këtyre rrezeve.

Ato nuk kishin histori të kancerit të lëkurës në familjen e tyre dhe nuk ekspozoheshin në diell pothuajse fare për shkak të punës. Gjithashtu, shtresat e xhelit mund të mbulojnë infeksione apo tumore, duke vonuar diagnostikimin, gjë që zvogëlon mundësinë e shërimit. Përfundimisht, nëse doni duar të bukura me thonj që shkëlqejnë dhe kanë formë të bukur gjatë gjithë kohës, mendoni edhe efektet anësore. Në rastin më të mirë, mund të përfundoni me lëkurë duarsh të rrudhur dhe me njolla.

të fundit

FOTO/ Duke shijuar pushimet nënritmet e muzikës, romancë e re për Egli Takon?

Gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë, Egli Tako është parë në një festë buzë plazhit, ku një moment i shkurtër…

7 minutes ago

Aksident në Zvicër, humb jetën 4-vjeçari shqiptar

Një aksident trafiku me pasoja tragjike ndodhi pak para orës 19:00 të së hënës në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen.…

45 minutes ago

Anxhela Peristeri sqaron incidentin në Përmet: Asnjë kanaçe nuk më ka g*ditur, ishte një fëmijë që po luante

Pas zërave që qarkulluan të enjten në media dhe rrjetet sociale për një incident gjatë festivalit “Nona” në Përmet, ku…

1 hour ago

“Avionët hodhën një kovë ujë dhe ikën”, banorja në Gramsh revoltohet me policinë: U dogjëm të gjithë, keni ardhur me vonesë

Situata nga zjarret në zonën e Gramshit vijon të mbetet kritike ndërsa nuk kanë munguar akuzat e banorëve ndaj autoriteteve…

1 hour ago

Vera kap kulmin/ Temperatura më e lartë e regjistruar këtë sezon, ja sa shënon termometri

Kjo verë ka shënuar një tjetër rekord të nxehti në vend, me termometrin që ka kapur vlerën ekstreme prej 43.6°C,…

2 hours ago

Flet nusja e djalit të viktimës së parë nga zjarret në Shqipëri: Tmerr, ç’të shihja! Më tha merr…

Nusja e djalit të 80-vjeçarit që humbi jetën mes flakëve në Gramsh ka treguar si ndodhi ngjarja. Sipas saj, nuk…

2 hours ago