E dini që ka një lidhje mes orari të gjumit dhe shëndetit të zemrës?
Sipas një studimi me 88,000 vullnetarë, për një shëndet më të mirë të zemrës orari optimal i gjumit është ndërmjet orës 22:00 dhe 23:00.
Ekipi që qëndron pas punës në MB Biobank beson se sinkronizimi i gjumit në përputhje me orën e brendshme të trupit mund të shpjegojë lidhjen e gjetur me një rrezik të reduktuar të sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.
Ritmi natyral 24-orësh i trupit është i rëndësishëm për mirëqenien dhe vigjilencën. Mund të ndikojë gjithashtu në gjëra të tilla si presioni i gjakut.
Për studimin, i cili është botuar në Gazetën Evropiane të Zemrës, studiuesit mblodhën të dhëna për kohën e gjumit dhe zgjimit gjatë shtatë ditëve duke përdorur një pajisje të ngjashme me një orë dore të mbajtur nga vullnetarët. Ata ndoqën atë që ndodhi me vullnetarët për sa i përket shëndetit të zemrës dhe qarkullimit të gjakut, për një mesatare prej 6 vjetësh.
Pak më shumë se 3000 nga të rriturit zhvilluan sëmundje kardiovaskulare. Shumë nga këto raste kanë ndodhur te njerëzit që kanë shkuar në shtrat më vonë ose më herët se ora “ideale” 22:00 deri në 23:00.
Studiuesit u përpoqën të kontrollonin për faktorë të tjerë që dihet se ndikojnë në rrezikun e zemrës së një personi, si mosha, pesha dhe nivelet e kolesterolit, por theksojnë se studimi i tyre nuk mund të vërtetojë shkakun dhe efektin.
“Koha më e rrezikshme ishte pas mesnatës, potencialisht sepse mund të zvogëlojë gjasat për të parë dritën e mëngjesit, e cila rivendos orën e trupit,” -tha autori i studimit Dr David Plans, nga Universiteti i Exeter.
Regina Giblin, infermiere kardiake në Fondacionin Britanik të Zemrës, tha se është e rëndësishme të theksohet se ky studim mund të tregojë vetëm një lidhje dhe nuk mund të vërtetojë shkakun dhe efektin. Giblin shtoi se nevojiten më shumë kërkime për kohën dhe kohëzgjatjen e gjumit si një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se në çdo takim me zyrtarët amerikanë janë klanet e drogës dhe lidhjet…
Turi i “Foltores” pasditen e kësaj të shtune u ndal në Kamëz, aty ku kryetari i PD-së, Sali Berisha, zhvilloi…
Gazetarja Klodiana Lala ishte pasditen e sotme në “Kjo Javë” ku dha më shumë detaje mbi lënien në fuqi të…
Për herë të parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur një axhendë ambicioze për përfundimin e luftës në Ukrainë,…
Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Shkodër janë mbledhur pranë Drejtorisë Vendore të Policisë. Ata kërkojnë lirimin e banorëve, të cilët…
Prej ditësh banorët e Rrjollit janë ngritur në protesta ku dhe po kundërshtojnë me forcë ndërtimin e resortit në tokën…