Doktori i njohur Flamur Topi ka shprehur mendimin e tij për puthjen e fëmijëve në buzë. Mjeku shpjegon se nga ana mjekësore, kjo nuk sjell asgjë të mirë për fëmijën pasi të rriturit transmetojnë sëmundje të rënda tek ta.
Flamur Topi:
“I paharruar, i madhi profesori Hamdi Sulçebe ka qenë një mjek edhe i familjes time dhe që i vogël, ai vazhdimisht këshillonte në radion e tij, në programin e vet të njohur, kurrë dhe kurrë mos i puthni fëmijët, në aspektin mjekësor, gjithnjë. Ai thoshte që nëpërmjet të të puthurës të rriturit mund t’i transmetojnë të vegjëlve sëmundje shumë të rënda. Të gjitha këto mikroorganizmat që një i rritur mban nëpërmjet të puthurës mund të transmetohen, kështu që në aspektin mjekësor të paktën, nuk e diskutoj në planin etik, në aspektin mjekësor, kurrë të vegjlit nga mosha 2-4 vjeç nuk duhet t’i puthin në asnjë mënyrë. Sidomos në kohën tani që jemi, në kohën e pandemive shuam të rrezikshme, të Covid-it, të gripit të rëndë etj, mirë është të bëjmë të pamundurën të përmbahemi në emocionet tona, në dashurinë ndaj të vegjëlve.”
Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Laç–Patok, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e…
SHBA- CNN ka renditur këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira. Sipas renditjes CNN e ka…
Papa Leo XIV ka propozuar Vatikanin si një vend për bisedime paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, pasi diskutimet në Stamboll…
Kryeministri Edi Rama u shpreh optimist dhe gjatë takimit me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, gjatë një konference për shtyp të…
Menjëherë pasi u kthye nga vizita në Forumin Botëror të IDU-së në Bruksel, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha iu…
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, në përfundim të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë,…