lifestyle

Kura me fara pjepri për rigjenerimin e veshkave

Që në lashtësi farat e pjeprit janë përdorur si një nga kurat më të mira për shëndetin e veshkave dhe trajtimin e sëmundjeve të tyre.

Vitamina E tek farat e pjeprit mbron veshkat nga radikalet e lira. Këto fara rekomandohen të aplikohen për të mbrojtur shëndetin e veshkave ndaj dhe në mjekësinë popullore kanë një përdorim të gjerë.

Të lidhura

None found

Më poshtë do të gjeni një kurë të thjeshtë por shumë mirëbërëse që promovon shëndetin e mirë të veshkave dhe lufton problemet shëndetësore të tyre.

Kura me fara pjepri, përgatitja dhe përdorimi

Në përgatitjen e kësaj kur ju nevojiten 1 kg fara pjepri dhe 5 litra ujë. Farat e pjeprit hidhen në një tenxhere të madhe, shtohet uji dhe lihen që të zjejnë derisa lëngu të arrijë në 3 litra, ose pak më shumë se gjysma e sasisë së ujit të hedhur në fillim.

Pasi lëngu është gati hiqet nga zjarri dhe lihet e mbuluar derisa të vaket, më pas kullohet dhe hidhet në shishe qelqi.

Lëngu pihet nga një filxhan tre herë në ditë për 1 deri në 3 muaj rresht.

Vlerat e tjera shëndetësore të Farave të pjeprit

Sipas të dhënave, farat e pjeprit janë të pasur me acide yndyrore, fibër, minerale, vitaminë E dhe proteina.

Këto fara konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira. Përmbajtja e lartë e proteinës tek farat i bën ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm.

Burim vitaminash dhe mineralesh

Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E.

Këto vitamina që treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë kancerin.

Farat e pjeprit janë gjithashtu një burim i mirë i kaliumit, magnezit dhe fosforit.

Shëndeti i sistemit tretës

Farat e pjeprit ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët.

Me përmbajtjen e lartë të fibrës, këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve.

Farat e pjeprit për zemrën

Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3 të cilat janë të dobishme për shëndetin e zemrës.

Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera. Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.

Mbipesha

Farat e thata të pjeprit mund të shërbejnë si një ushqim i shëndetshëm për ata që duan të bien në peshë.

Këto fara ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të akumuluara në trup dhe rregullimin e tensionit të gjakut.

Farat e pjeprit kundër stresit

Nëse farat i grini në një mikser dhe formoni me to një pastë të mirëfilltë të cilën më pas e aplikoni në pjesën e ballit, do të vëreni se do të jeni më pak të stresuar dhe do të keni më pak dhembje koke.

Tags: pjeper

të fundit

Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë, por data ende nuk është caktuar

Kryeministri Edi Rama nga samiti në Dublin ka pohuar edhe një herë se Shqipëria do të presë samitin e radhës…

6 minutes ago

DPHM: Të premten në Maqedoni priten erëra jugore mbi 80 km/h

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të premten, më 13 nëntor, do të fryjnë erëra të forta jugore me shpejtësi…

11 minutes ago

Niklas Sule shpjegon tërheqjen në moshën 30-vjeçare: Nuk doja t’ia kushtoja gjithë jetën futbollit

Niklas Sule ka vendosur të flasë hapur për mënyrën se si e ka jetuar karrierën si futbollist profesionist, duke zbuluar…

12 minutes ago

Ndalohet drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja po merret në pyetje nga dy prokurorë

Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është ndaluar nga autoritetet, ndërsa aktualisht po merret në pyetje nga dy…

14 minutes ago

Minor assaulted in schoolyard in Gostivar region, peers post footage on social media

Një i mitur është sulmuar fizikisht në oborrin e shkollës fillore në fshatin Banjicë e Poshtme, në rajonin e Gostivarit.Rastin…

23 minutes ago

1,026 master’s degree holders and 39 PhD holders unemployed in North Macedonia

Gjithsej 1.026 magjistra dhe 39 doktorë shkencash figurojnë si të papunë në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave zyrtare të…

24 minutes ago