lifestyle

Kura 30 ditore me ujin e qepës që bën mrekullinë për shëndetin tuaj

Kjo është një kurë e vjetër natyrale, e njohur gjerësisht për të mirat që i sjell gjithë organizmit e në veçanti shkrirjes së dhjamit të tepërt në trup.

Përgatitja e kësaj kure është shumë e thjeshtë veçse kërkon pak durim pasi zgjat 30 ditë.

Të lidhura

None found

Më pas ajo ndërpritet për një periudhë 1 apo 2 mujore e më pas mund të niset sërish për një tjetër periudhë 30 ditore e kështu me radhë.

Ndonëse njihet për shkrirjen e yndyrnave të tepërta, përfitimet e saj shëndetësore janë të gjithanëshme për gjithë organizmin.

Më poshtë ju sjellim mënyrën si ta përgatisni dhe përdorni si dhe përfitimet që gjithë organizmi merr prej saj.

Uji i qepës është i pasur me vitaminë C, vitaminë B6, acid folik ashtu si edhe kalcium, magnez, hekur, fosfor etj. Të gjitha këto vitamina dhe minerale përmes qepës mund t’i konsumoni në një gotë të vetme.

Uji i Qepës – Si Ta Përgatisni dhe Përdorni

Ju duhet një kokërr qepë, të cilën në mbrëmje duhet ta qëroni nga lëkura, ta ndani në katër pjesë dhe të katërta pjesët duhet t’i vendosni në një enë me 250 ml ujë.

Lëreni në temperaturë ambjenti përgjatë gjithë natës dhe pijeni të nesërmen esëll në mëngjes pasi t’i keni hequr pjesët e qepës, pra duhet të konsumoni vetëm lëngun dhe më pas mund të vijoni të konsumoni mëngjesin.

Këtë proces duhet ta bëni çdo ditë për 30 ditë.

Uji i qepës jo vetëm që do ushqejë organizmin me vitamina dhe minerale por njëkohësisht do të nisë gradualisht të shkrijë dhjamin dhe yndyrnat e tjera në trup.

Përfitimet Shëndetësore të Ujit të Qepës

Krahas shkrirjes së dhjamit, kjo kurë ofron shumë përfitime të tjera shëndetësore.

Përmirëson Tretjen dhe Forcon Zemrën

Uji i qepës përmirëson tretjen falë sasisë së fibrave që ka. Gjithashtu uji i qepës ndihmon në shëndetin e zemrës duke ndikuar në reduktimin e kolesterolit ndërsa parandalon akumulimin e yndyrnave të patretshme në aortë.

Nxit Rritjen e Flokëve dhe Redukton Zbokthin

Uji i qepës është i jashtëzakonshëm për shëndetin e flokëve. Falë përmbajtjes së sulfurit, i cili është një nga ushqyesit më të domosdoshëm për flokët.

AgroWeb ju këshillon të aplikoni ujin e qepës tek flokët dhe skalpi i kokës dy herë në javë për dy muaj dhe do të shihni rezultatin tek rritja e flokëve dhe shëndeti i tyre.

Ajo ndihmon gjithashtu në largimin dhe parandalimin e zbokthit.

Për këtë problem mjafton që me pak pambuk të lyer me ujin e qepës të lyeni gjithë skalpin e kokës, ta mbani për 10 minuta duke e masazhuar e më pas mbulojeni pjesën e flokëve dhe skalpit me një peshqir dhe mbajeni edhe për 20 minuta.

Më pas, shpëlajeni kokën dhe lajeni me shampoo si zakonisht.

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

4 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

4 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

4 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

4 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

4 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

4 hours ago