lifestyle

Kur të mësoni pasojat s’do ta bëni më kurrë, çfarë shkakton mbajtja e teshtimës brenda

Tani që jemi në mes të sezonit të ftohtë dhe të virozave, gjithmonë e më shumë duhet të kujdesemi edhe për t’iu shmangur virusit më të keq me të cilin kemi luftuar ndonjëherë. por situata e pandemisë na ka bërë të frikësohemi nga një teshtimë në publik. Për këtë arsye shpësh herë mundoheni ta mbani duke mbyllur gojën dhe hundën.

Por mos e bëni më kurrë.

Të lidhura

None found

Sidoqoftë, edhe pse është e rrallë, sipas ekspertëve, rrezikoni të pësoni lëndime serioze nëse e mbani teshtimën  e cila përpiqet të dalë me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë.

Mjekët përmendën rastin e një burri në Britani, i cili kishte pasur çarje në pjesën e pasme të fytit, pasi kishte mbajtur teshtimën. 34-vjeçari kishte pësuar dhimbje ekstreme dhe mezi fliste e gëlltitej.

Duke diskutuar rastin e pazakontë në ‘BMJ Case Reports’, specialistët e veshit, hundës dhe fytit në Spitalin Universitar ‘Leicester NHS Trust’ paralajmëruan:

“Ndalimi i teshtimës përmes bllokimit të hundëve dhe gojës është një manovër e rrezikshme dhe duhet të shmanget me çdo kusht”.

“Mund të çojë në komplikime të rënda, të tilla si pseudomediastinum (ajri i bllokuar në gjoks midis mushkërive), çarje e membranës timpanike (daulle e shpuar e veshit), madje edhe këputje të një aneurizme cerebrale (ngritja e enëve të gjakut në tru).”

Moslëshimi i të gjithë presionit mund të tregojë që hunda dhe fyti të mbartin barrën e plotë. Nëse vazhdoni ta mbani teshtimën, mund të përfundoni deri edhe në çarje të daulles së veshit, pasi ajri i bllokuar që përpiqet të ikë diku devijohet në tubin që lidh veshin dhe daullen e veshit.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se është e mundur që presioni të shkaktojë humbje të dëgjimit, infeksione të tjera në vesh, që mund të kthehen në probleme serioz, por deri edhe kolaps në mushkëri. Qëllimi kryesor i teshtimës është të nxirrni çdo gjë që nuk duhet të jetë në hundë. Pra, nëse ridrejtoni ndonjë mukus të mbushur me mikrobe diku tjetër, mund të përfundoni në një shtrat infeksioni. Enët e gjakut mund të dëmtohen gjithashtu nga ndalimi i teshtimës, shkaktuar nga forca e ajrit që shpërthen në hundë, sy apo edhe në daullen e veshit.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

6 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

6 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

6 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

6 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

6 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

6 hours ago