Shalqiri është shumë i shëndetshëm dhe i shkëlqyer për të hidratuar trupin, por një grup njerëzish nuk duhet ta hanë atë.
Ky frut është i pasur me magnez, zink, kalium dhe vitaminë B. Është i pasur me proteina dhe ka shumë pak kalori, kështu që mund ta hani në çdo moment.
Konsumimi i shalqirit nxit humbjen e peshës dhe besohet se mund të ketë edhe efekt antikancerogjen. Një shalqi me madhësi mesatare përmban rreth 92% ujë, kështu që është një mundësi e shkëlqyer për të qëndruar të hidratuar në ditët e nxehta të verës.
Një studim i vitit 2019 që shqyrtoi efektet e konsumit të shalqinit në ngopjen dhe peshën trupore tek të rriturit mbipeshë dhe obezë zbuloi se ata që konsumuan dy feta shalqi çdo ditë për katër javë ndjeheshin më pak të uritur dhe humbën dukshëm më shumë kilogramë nga grupi që konsumonte biskota me pak kalori.
Megjithatë, dietologët paralajmërojnë se konsumimi i shalqirit nuk është më i miri për një grup njerëzish, përkatësisht diabetikët. Shalqini është plot me sheqer natyral, i cili mund të shkaktojë një rritje të sheqerit në gjak.
Megjithatë, nuk duhet të eliminohet plotësisht nga dieta. Mund ta kombinoj me ushqime që janë të pasura me yndyrna të shëndetshme, fibra dhe proteina, si arrat ose farat. Ky kombinim i ushqimeve me vlera ushqyese mund të ndihmojë një person të ndihet më i ngopur për më gjatë dhe të ngadalësojë përthithjen e sheqerit në qarkullimin e gjakut.
Presidenti amerikan Donald Trump po planifikon të organizojë një samit trepalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir…
Një pikë shërbimi automjetesh është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur, “Kthesa e Patosit”. Ndërkohë në…
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi masa të ashpra kundër protestuesve antiqeveritarë, duke paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren hapa të mëtejshëm,…
Banka e Shqipërisë ka vendosur nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke i pezulluar dhënien e kredive…
Gjesti ka surprizuar ndjekësit duke shfaqur një pamje krejt të re me flokë rozë, një transformim që e ka ndarë…
Pas një ndalese të shkurtër në Firence, këngëtarja vazhdoi të shtunën për në Siena për festivalin Palio di Siena, një…