Nëse keni probleme me sëmundjet e zemrës, është e rëndësishme të ndiqni udhëzimet e mjekëve të cilët paralajmërojnë për rreziqet e mundshme çdo ditë.
Përveç ilaçeve dhe aktiviteteve të përditshme, një rol të rëndësishëm luan edhe dieta jonë.
Dr. Deborah Lee përmend rrezikun e veçantë të disa llojeve të ndryshme të pijeve që mund të dëmtojnë shëndetin e zemrës, prandaj është më mirë t’i shmangni ato.
“Pijet energjike, lëngjet e frutave, pijet e gazuara dhe qumështi me aromë, janë të gjitha pije me sheqer të lartë. Në një rishikim dhe meta-analizë të vitit 2016, konsumi i pijeve me përmbajtje të lartë sheqeri ka rritur rrezikun e goditjes në tru me 13 për qind dhe sulmit në zemër me 22 për qind”, ka shpjeguar Deborah Lee.
Kjo vlen veçanërisht për konsumimin e pijeve energjike, sepse përveç sheqerit, ato shpesh përmbajnë nivele të larta të kafeinës dhe përbërës që ende nuk janë hulumtuar mirë në treg.
Më pas, alkooli jo vetëm që rrit presionin e gjakut, është shumë i dëmshëm edhe për muskulin e zemrës. Duke konsumuar pije alkoolike në sasi të mëdha, mund të dëmtoni organe të tjera, ndërsa pirja e përditshme e alkoolit gjithashtu mund të çojë në obezitet.
Dr. Lee rekomandon zëvendësimin e këtyre pijeve me ujë, çaj ose lëng perimesh dhe nuk duhet të shmangni as kafenë, doza e rekomanduar e të cilës është deri në dy filxhanë në ditë.
Tutje thekson se trupi duhet të qëndrojë i hidratuar, pasi dehidratimi shkakton volum të ulët të gjakut, gjë që rrit mundësinë e mpiksjes së gjakut.
Këtë të enjte, përmes një postimi në rrjete sociale, ryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga Qendra Spitalore Nënë Tereza.…
Qytetarët e zonës së Yzberishtit në Tiranë, kanë denoncuar një situatë shqetësuese me një pusetë të ujërave të zeza përpara…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi dhe finalistja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, i kanë…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin televiziv dhe publikun amerikan. Renee Baldwin, 57-vjeç, artiste e njohur flokësh dhe grimere në…
Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka ndezur rrjetet sociale me setin e fundit të fotografive që ka…
Albi Hadroviq, është 35-vjeçari i arrestuar nga policia pasi tregtonte mediakamente të kontrabanduara. Mësohet se Hadroviq ishte admnistratori i farmaci…