Me avancimin e moshës, një numër i madh burrash humbasin lidhjet e ngushta shoqërore, duke e kthyer partneren në burimin e tyre të vetëm për mbështetje emocionale dhe ndjesi përkatësie.
None found
Imagjinoni skenën: java juaj e ngarkuar mbaroi dhe po bëheni gati për një mbrëmje me miqtë. Vera, të qeshurat dhe llafet janë pikërisht ilaçi që ju duhet. Më pas vështrimi juaj bie tek bashkëshorti. Ai është i strukur në divan, duke lëvizur pa qëllim nëpër ekranin e telefonit dhe e kuptoni se pas disa orësh, kur ju të riktheheni, do ta gjeni në të njëjtin pozicion.
Menjëherë, një ndjenjë faji ju vjedh gjithë gëzimin e pritur.
Në sipërfaqe, mund të duket absurde: a nuk është më mirë që ai rri në shtëpi sesa të dalë me shokë? Atëherë, pse në vend të mirënjohjes ndiheni të mbytura?
Kjo është një temë e rrallë në diskutime, por realiteti është se shumë bashkëshorte e ndjejnë peshën e të jetuarit me një burrë, rrethi shoqëror i të cilit është thuajse inekzistent.
Arsyeja e brishtësisë së miqësive mes meshkujve
Të dhënat kërkimore konfirmojnë se raportet miqësore midis burrave janë më të cenueshme se ato midis grave. Femrat i ushqejnë marrëdhëniet e tyre “sy më sy”, duke u bazuar në komunikim, ndarje emocionesh dhe përkrahje reciproke. Meshkujt, në anën tjetër, priren të ndërtojnë lidhje “sup më sup”.
Kjo nënkupton se afrimiteti midis tyre lind dhe forcohet përmes veprimtarive të përbashkëta, qofshin këto sportive, hobi, apo edhe një projekt i përbashkët pune. Aktiviteti shërben si një pretekst për t’u lidhur dhe një mjedis ku besimi mund të zhvillohet pa u ndier nevoja për të folur hapur mbi dobësitë.
Vështirësia shfaqet në momentin kur rrethanat e jetës e ndalin atë aktivitet qendror. Një zhvendosje, një punë e re, lindja e fëmijëve, apo dalja në pension shpesh shënojnë njëkohësisht edhe fundin e heshtur të një shoqërie. Lidhja që varej nga ndeshja e rregullt javore ose nga mjedisi i përbashkët i punës venitet, pasi i është hequr shtylla që e mbante në këmbë.
Për dallim, gratë e mbajnë gjallë miqësinë në distancë për shumë vite, pikërisht sepse themeli i saj është komunikimi dhe intimiteti emocional. Një burrë mund të kalojë periudha të gjata pa kontaktuar dikë që e quan mik të ngushtë, por pa takime dhe eksperienca të përbashkëta, lidhja zbehet në mënyrë graduale.
Vetmia mashkullore, një epidemi e padukshme
Ky trend ka sjellë atë që specialistët e quajnë “rënia e miqësive” midis burrave. Një hulumtim i Qendrës Kërkimore mbi Jetën Amerikane tregon se 15 për qind e meshkujve nuk raportuan asnjë shok të ngushtë, një shifër pesë herë më e madhe se në vitin 1990.
Normat kulturore që i shtyjnë djemtë të jenë të ashpër, të vetëpërmbajtur dhe të pavarur e thellojnë më tej problemin. Shumë burra edukohen me idenë se shfaqja e emocioneve është dobësi dhe se e vetmja strehë e sigurt për të folur për vuajtjet është partnerja.
Pasojat nuk kufizohen vetëm në sferën sociale, por prekin rëndë edhe shëndetin. Izolimi i vazhdueshëm lidhet me rritje të rrezikut për ankth, depresion dhe tendenca vetëvrasëse. Ish-Kirurgu i Përgjithshëm i SHBA-së, Vivek Murthy, e ka përshkruar vetminë si një krizë të fshehtë shëndetësore me potencial fatal, duke e lidhur atë me sëmundje kardiovaskulare, goditje cerebrale dhe demencë. Sipas tij, dëmet e izolimit afatgjatë janë të krahasueshme me ato të duhanpirjes ose obezitetit.
Roli i partneres si shtyllë e vetme mbështetëse
Në mungesë të miqve të afërt, partnerja shndërrohet në të gjithë rrjetin e tij social dhe emocional. Ajo luan njëherazi rolin e bashkëshortes, mikes më të mirë, këshilltares së vetme dhe burimit kryesor të argëtimit. Kjo ngarkesë e tepruar krijon një presion të jashtëzakonshëm dhe prish dinamikën e shëndetshme të çiftit.
Gruaja shpesh fillon të ndiejë faj sa herë planifikon një dalje personale, duke e ditur se partneri i saj do të mbetet i vetmuar. Me kalimin e kohës, ky faj shndërrohet në inat të brendshëm. Ajo nis të sakrifikojë lirinë e saj për t’iu përshtatur atij: kufizon daljet, shkurton qëndrimet jashtë dhe refuzon ftesa, pasi i duket e padrejtë që ai të rrijë vazhdimisht vetëm. Çdo aktivitet i saj shoqëror bëhet burim tensioni, teksa ajo kupton se gëzimi dhe hapësira e saj personale janë të kufizuara nga boshllëku social i bashkëshortit.
Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar pasi u gjobit nga gjykata për mungesë në një…
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshtoi vendimin për pezullimin e…
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhe, deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4…
Fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, ka ndarë një detaj të veçantë nga jeta e saj personale…
Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet të martën në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Libanit, Joseph Aoun, ndërsa…
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në mbledhjen e mbajtur më 20 korrik, hodhi poshtë kërkesën e pesë prokurorëve serbë dhe…