lifestyle

Konsumojini para se të flini, 5 ushqimet që parandalojnë gërhitjen gjatë natës

Gërhitja është një problem shqëtësues, jo vetëm për personin që i ndodh, por edhe për gjithë pjesëtarët e tjerë. Të gjithë kemi të paktën një person në familje që gërhet. Gërhitja krijohet si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes ose nga prania e mishit të huaj në hundë.

Sipas studiuesve, jo gjithçka varet vetëm nga mënyra e të fjeturit, një ndikim të madh kanë edhe ushqimet që konsumon para gjumit. Ja cilat janë disa prej tyre:

Të lidhura

None found

Mjalti: Mjalti përdoret në mjekësi prej 500-vjetësh. Hipokrati, babai i mjekësisë moderne, zbuloi se mjalti lufton mukozën dhe ulçerën në gojë, duke ndihmuar në këtë mënyrë reduktimin e gërhitjes. Prandaj për një gjumë të rehatshëm dhe pa gërhitje, është mirë që të konsumoni një filxhan me qumësht të ngrohtë soje me mjaltë ose edhe një lugë çaji mjaltë.

Çaji: Në përgjithësi çaji i nxehtë nxit gërhitjen, por disa përzierje si çaj kamomili, çaji i zi, çaji jeshil apo çaji i bardhë e reduktojnë gërhitjen. Më i rekomanduar është çaji i nenexhikut, i cili mund të pihet para gjumit, sepse lehtëson frymëmarrjen dhe eliminon mukusin e tepërt në rrugët e frymëmarrjes.

Uji: Mungesa e ujit në trup është një faktor që ndikon në gërhitje. Kur trupi është i dehidratuar, gjuha ka tendencë të ngjitet lart drejt qiellzës dhe të bëjë atë zhurmën e tmerrshme gjatë gjumit. Ndaj konsumoni 2-3 gota ujë të vakët para se të flini.

Erëzat: Erëzat ndihmojnë në pastrimin e mukusit të tepërt në hundë. Piperi i zi, piperi bardhë dhe i kuq, xhenxhefili, mund të përdoren në ushqimet gjatë vaktit të darkës, por në ushqime të lehta pa shumë kalori.

Vaji i ullirit: Vaji i ullirit është mjaft i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore që veprojnë në rrugët faringale dhe ato nazale. Prandaj nëse keni probleme me gërhitjen, është e këshillueshme të konsumoni sa më shumë vaj ulliri.

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

3 hours ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

3 hours ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

3 hours ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

3 hours ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

3 hours ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

3 hours ago