1% e grave nuk janë në dijeni se nevoja për të urinuar shpesh është një simptomë e kancerit të vezores, ka zbuluar një sondazh i ri. Sondazhi i kryer nga Target Ovarian Cancer zbuloi se simptomat më të zakonshme të kësaj sëmundjeje, si dhimbja në pjesën abdominale dhe fryrja e barkut, nuk njihen nga shumica e grave. Vetëm 1/5 nga 1000 gratë e intervistuara përmendën fryrjen e shpeshtë të barkut si simptomë.
Problemi me simptomat e kancerit të vezores është se janë jo-specifike. Nëse i përjetoni këto simptoma shpesh për më shumë se 12 herë në muaj, lini një takim me mjekun specialist. Ekspertët shpresojnë të ndërgjegjësojnë gratë mbi simptomat e zakonshme të kancerit të vezores, për t’i kontrolluar ato vetë, kështu ato që preken nga kjo sëmundje të mund të kërkojnë ndihmë sa më shpejtë të jetë e mundur.
Gjithsesi, një studim i vitit 2009 ka zbuluar se nga 100 gra të cilat kanë nevojë të shkojnë në tualet shpesh, vetëm 2 ose 3 mund të kenë kancer të vezores. Pavarësisht se është lloji i katërt më i zakonshëm i kancerit të femrat – pas kancerit të gjirit, mushkërisë dhe zorrës – një mjek specialist mund të hasë vetëm 1 rast me kancer të vezores çdo 5 vite, mesatarisht.
Duke pasur parasysh përgjithësimin e këtyre simptomave, pjesa më e madhe e pacientëve nuk marrin një diagnozë të saktë derisa të jetë shumë vonë. Vetëm 4% e garve janë të bindura që simptomat të cilat po përjetojnë vijnë si pasojë e kancerit të vezores. Disa nga pacientet madje mund të mos përjetojnë as edhe ndonjë simptomë./shëndeti.com
Një aksident trafiku me pasoja tragjike ndodhi pak para orës 19:00 të së hënës në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen.…
Pas zërave që qarkulluan të enjten në media dhe rrjetet sociale për një incident gjatë festivalit “Nona” në Përmet, ku…
Situata nga zjarret në zonën e Gramshit vijon të mbetet kritike ndërsa nuk kanë munguar akuzat e banorëve ndaj autoriteteve…
Kjo verë ka shënuar një tjetër rekord të nxehti në vend, me termometrin që ka kapur vlerën ekstreme prej 43.6°C,…
Nusja e djalit të 80-vjeçarit që humbi jetën mes flakëve në Gramsh ka treguar si ndodhi ngjarja. Sipas saj, nuk…
Ditën e sotme fatkeqësisht u shënua viktima e parë nga zjarri në vendin tonë. Vitkima e parë është 80-vjeçari nga…