Është një nga diskutimet më të shpeshta kudo. Më poshtë ju sjellim rezultatet e një studimi shkencor tepër interesant, i cili është munduar t’i japë përgjigje kësaj dileme. A jeni kuriozë ta dini se cila është mosha e duhur për t’u martuar, por duke pasur edhe më pak shance për divorc?
Studimi është drejtuar nga Nicholas H. Wolfinger, një sociolog i “Universitetit të Utahut”. Eksperti i sociologjisë ka analizuar të dhënat e mbledhura midis viteve 2006-2010, duke u munduar të zbulojë se cila është mosha e duhur për t’u martuar.
None found
Sipas rezultateve të këtij studimi, martesa duhet të bëhet në periudhën 25-32 vjeçare në mënyrë që martesa të zgjasë sa më gjatë. Kjo grupmoshë është ndjekur në vite pas martesës dhe ka pasur më shumë mundësi për t’u divorcuar.
Nga ana tjetër janë analizuar edhe grupmoshat sipër dhe poshtë këtij targeti. Për të qenë më të saktë, personat që martoheshin poshtë 20 vjeç, kishin 30% mundësi për t’u divorcuar. Ata në grupmoshën 21-24 vjeç, mundësitë e divorcit i kanë pasur rreth 20%. Kurse personat mbi 32 vjeç, kanë rezultuar në 19% më tepër mundësi për divorc (krahasuar me 21-24 vjeçarët).
Nga ana tjetër, sa më shumë i afrohemi moshës 32 vjeçare, sipas këtij studimi, aq më shumë është risku për divorc. Sigurisht që është një studim i bazuar vetëm në të dhëna statistikore. Ne e dimë shumë mirë që dashuria nuk varet aspak nga rregulla matematikore, shkencore apo universale. Nëpërmjet studimeve të tilla ne mundohemi t’i japim përgjigje një pyetjeje mjaft të shpeshtë në shoqërinë tonë.
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…
Një zjarr ka përfshirë çatinë e një ndërtese në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Koşuyolu, në lagjen Kartal të Stambollit,…
Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kundërshtuar marrëveshjen e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun…
Arda Turan është shumë pranë një detyre të re dhe të rëndësishme në karrierën e tij si trajner. Sipas gazetarit…
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…
Këngëtarja Blerina Matraku ka rrëfyer vështirësitë emocionale pas publikimit të videove intime që lidhen me kompozitorin Adi Hila. [...]Read More...