lifestyle

Kjo është dita më vdekjeprurëse e javës sipas shkencës

Ky është një skenar shumë i zakonshëm:Po afrohet fundi i javës së punës, jeni i lodhur, dëshironi të humbni mendjen, dhe po mendoni nëse do të dilni diku për fundjavë apo jo. Ndoshta bisedoni me miqtë për të parë se çfarë do të bëjnë për të dalë të premten, ose ndoshta vendosni të qëndroni në shtëpi të premten dhe të dilni të shtunën.

Të dielën duhet të jeni të kujdesshëm, sepse nis java e re e punës ndaj duhet të pushoni mjaftueshëm, etj, etj. Por kujdes:E shtuna është gjithashtu dita e javës që ka më shumë gjasa të vdisni. Por pse të shtunën? Sepse kjo konfirmohet nga të dhënat e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) nga viti 1999 deri në 2014-ën.

Sipas tyre forma të caktuara të vdekjes jo-natyrore – sidomos vdekja nga aksidentet rrugore dhe nga mbidoza e drogës – kulmojnë të shtunave. Pse? Sepse njerëzit përfshihen në sjellje më të rrezikshme në këtë ditë, sidomos sjellje që lidhen me abuzimin me alkoolin, si ngjarja e makinës në gjendje të dehur.

1.640 njerëz vdesin çdo të shtunë nga këto lloje vdekjesh dhe kjo vetëm në Shtetet e Bashkuara. Është gjithashtu e rëndësishme të kihet parasysh se tek “vdekjet nga aksidentet rrugore” përfshihen si shoferët e dehur ashtu edhe viktimat e goditura nga shoferë të dehur.

Duke e parë javën në tërësi, vdekjet e lidhura me sjelljen e rrezikshme rriten në fundjavë dhe bien në mes të javës. Në fakt vdekjet për shkak të armëve arrijnë kulmin të dielën, dhe jo të shtunën (e shtuna është e dyta). Ndërkohë numri i vdekjeve nga sulmi në zemër mbetet i qëndrueshëm gjatë javës, me përjashtim të së hënës kur arrin kulmin.

Një analizë e vitit 2005 nga “European Journal of Epidemiology” arriti në një përfundim të ngjashëm. Sipas Organizatës Botërore e Shëndetësisë, 10 shkaqet kryesore të vdekjeve në vitin 2019 përbënin 55 për qind të të gjitha vdekjeve në nivel globale.

Pra rreth 9 milionë njerëz në mbarë botën vdiqën atë vit nga sëmundjet e zemrës, ndërsa 200.000 vdiqën nga aksidentet me makinë. Kjo do të thotë që pa marrë parasysh rrethanat, të shtunën keni akoma më shumë gjasa të pësoni një atak në zemër sesa të mbi-dozoheni ose të goditeni nga një makinë. Në përgjithësi, shtetet më të populluara kanë më shumë vdekje.

të fundit

Adriatik Lapaj shtron darkën e Vitit të Ri poshtë zyrës së Ramës: Në orën 12:00 ju pres në shesh

Në një natë si kjo ku të gjithë festojnë pranë njerëzve të tyre të zemrës, Adriatik Lapaj i cili prej…

5 minutes ago

441 mijë thirrje në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi!

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore u bëri sot thirrje qytetarëve që të festojnë me përgjegjësi dhe kujdes për jetën tyre…

33 minutes ago

Shqipëria përgatitet për heqjen e tarifave Roaming me BE-në

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë në konsultim publik disa ndryshime në ligjin “Për Komunikimet Elektronike”, me qëllim përafrimin…

39 minutes ago

U sanksionua për shkak të pronësisë ruse, SHBA i jep leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës që të vazhdojë veprimtarinë deri më 23 janar

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës NIS, e cila kontrollohet nga kompani ruse…

2 hours ago

E frikshme në Sarandë! Shpërthenjnë telat e energjisë elektrike në një bllok banesash

Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar këtë mbrëmje në Sarandë në lagjen nr,4, ku telat e energjisë elektrike kanë shpërthyer…

2 hours ago

SPAK hetoi tenderat e AKSHI-t, Ola Xama zbardh detaje: Ja ku shkuan 29 milionë euro

Gazetarja investigative Ola Xama ka bërë publike të dhëna tronditëse mbi hetimet e SPAK për tenderat e zhvilluar nga Agjencia…

3 hours ago