lifestyle

Kjo është arsyeja pse zgjoheni të lodhur dhe keni ankth në mëngjes

Jeni zgjuar pas rreth 8 orësh gjumë por sërish ndiheni të lodhur gjatë ditës?

Ky artikull shpegon disa nga arsyet dhe se çfarë mund të bëni për t’u ndier më mirë dhe të keni një performancë produktive gjatë ditës. Një ndër arsyet kryesore që mund t’ju bëjë të ndiheni të irrituar pas gjumit dhe pengon performacën tuaj gjatë ditës mund të jetë efekti i inercisë së gjumit që zgjat zakonisht 15 deri në 60 minuta, por mund të zgjasin deri në disa orë.

Të lidhura

None found

Inercia e gjumit dëmton aftësitë njohëse më të sofistikuara si të menduarit vlerësues, vendimmarrja, kreativiteti dhe përdorimi i rregullave, dhe përkeqësohet sa më shumë të jetë i privuar nga gjumi një person. Po ashtu mund të jetë dhe përjetimi juaj ndaj kësaj inercie e cila ndikon në cilësinë e jetës tuaj, si konsolidimi i kujtesës, rregullimi i hormoneve dhe rregullimi emocional që duhet të ndodhin gjatë gjumit.

Ja disa faktorë që ju pengojnë për të pasur performancë të mirë gjatë ditës:

Lodhje

“Ka shumë kushte që shkaktojnë lodhje, por ato jo domosdoshmërisht i bëjnë njerëzit të ndihen sikur janë gati të bien në gjumë,” tregon Jennifer Martin, një profesoreshë e mjekësisë.

Këto mund të përfshijnë gjendje kronike të dhimbjes, gjendje metabolike ose tiroide, anemi dhe sëmundje kronike pulmonare. Nëse ndjeni lodhje të pashpjegueshme, “një hap i parë i rëndësishëm mund të jetë thjesht një vizitë rutinë me mjekun tuaj të familjes,” tha Martin. Për më tepër të rriturit e shëndetshëm kanë nevojë për shtatë deri në nëntë orë gjumë gjatë natës, kështu që mund t’ju duhen më shumë se tetë orë gjumë për t’u ndjerë me energji. Mund të provoni të flini një orë më herët ose të zgjoheni një orë më vonë se zakonisht dhe të shihni nëse kjo bën një ndryshim, tha Christopher Barnes, një profesor i menaxhimit në Universitetin e Uashingtonit, i cili studion marrëdhëniet midis gjumit dhe punës.

Ankthi ose depresioni

Të kesh ankth ose depresion mund të jenë kushte që ndikojnë negativisht në kohën e nevojshme për të fjetur. Dhe ndonjëherë medikamentet e përdorura për të trajtuar depresionin ose ankthin mund të kenë efekte anësore si pagjumësia ose ndërprerja e fazave më të thella të gjumit.

Dehidratim

Më shumë se 50% e trupit tuaj përbëhet nga uji, i cili është i nevojshëm për funksione të shumta duke përfshirë tretjen e ushqimit, krijimin e hormoneve dhe neurotransmetuesve dhe shpërndarjen e oksigjenit në të gjithë trupin tuaj. Të qenit i dehidratuar është lidhur me uljen e vigjilencës dhe rritjen e përgjumjes dhe lodhjes.

Instituti i Mjekësisë rekomandon që gratë të konsumojnë 2.7 litra lëngje në ditë dhe që burrat të konsumojnë 3.7 litra (125 ons) në ditë. Ky rekomandim përfshin të gjitha lëngjet dhe ushqimet e pasura me ujë si frutat, perimet dhe supat. Meqenëse raporti mesatar i marrjes së ujit të lëngjeve ndaj ushqimeve është rreth 80:20, kjo arrin në një sasi ditore prej 9 gota për gratë dhe 12½ gota për burrat.

të fundit

Senate Narrowly Approves Jay Clayton’s Appointment as US Director of National Intelligence

Jay Clayton është konfirmuar si Drejtor i ri i Inteligjencës Kombëtare (DNI) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi Senati…

5 minutes ago

Foreign Exchange Rates: Dollar and Euro Buying and Selling Prices, and Other Currencies

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.5 lekë. Euro, do…

5 minutes ago

Përparim Rama kandidat për kryetar të LDK-së? Muhaxheri tregon kush vendos

Kryetari i Komunës së Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së Gazmend Muhaxheri, tha se LDK duhet me pas një…

5 minutes ago

Arrest of Ermal Beqiri in France, police: He was initially stopped by the Air and Space Force, then handed over to the Gendarmerie! International warrant to be officially communicated to him today

Policia e Shtetit, ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin në Francë të Ermal Beqirit, i shpallur në kërkim nga…

5 minutes ago

Today Marks the 60th Rally, Citizens’ Non-Negotiable Demand: Rama Must Resign!

Protesta antiqeveritare hyn sot në ditën e saj të 60-të, duke shënuar plot dy muaj mobilizim të pandërprerë në rrugët…

6 minutes ago

Japan in Shock: 13 Lives Lost in 6.8-Magnitude Earthquake, Army Launches Rescue Operation

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.8 ballë që goditi prefekturën jugore Kumamoto…

6 minutes ago