Duhani konsiderohet si një ndër armiqtë më të mëdhenj të shëndetit të njeriut.
Për shkak të tij, njerëzit vuajnë nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe mund të mos ngopet dot me frymë.
None found
Por ekspertët kanë zbuluar një armik më të madh se duhani.
Bëhet fjalë për ushqimet e shpejta: sufllaqet, paninet, hamburgerat, proshutat, patatet e skuqura , ëmbëlsirave industriale e të tjerë.
Një studim amerikan konfirmon se ngrënia e ushqimeve të një cilësie jo të mirë vret më shpejt se duhani.
Të jemi të qartë, ushqimet e shpejta nuk janë konsideruar kurrë një alternativë e shëndetshme por ekspertët po zbulojnë gjithnjë e më shumë rreth tyre.
Ngrënia pa mendje në mesnatë ose edhe gjatë ditës e patatinave, pijeve të gazuara, ëmbëlsirave, panineve e sufllaqeve është një prej kërcënimeve më të mëdha të njerëzimit.
Ushqimet e Shpejta Vrasin Më Shpejt
Studimet amerikane, të cilave u referohet AgroËeb.org kanë konfirmuar se kufizimi i këtyre ushqimeve do të kursente plot 11 milion jetë.
Duhani shkakton 8 milion vdekje në vit ndërsa tensioni i lartë i gjakut si pasojë e ushqimit të keq i merr jetën 11 milion njerëzve.
Sipas studimit, të rinjtë janë më të rrezikuar sepse ata janë konsumatorët më të mëdhenj të këtyre ushqimeve.
Ushqimet e shpejta ofrojnë kalori e yndyrna dhe asnjë ushqyes të nevojshëm siç është në rastin e perimeve dhe frutave.
Mungesa e një regjimi të shëndetshëm ushqimor rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, atakut në zemër dhe diabetin e tipit 2.
Ekspertët thonë se nëse nuk hiqni dorë plotësisht nga këto ushqime, përpiquni të vendosni disa ekuilibra në të mirë të shëndetit.
Për shembull, nëse jeni dashamirës të patateve të skuqura, vendosni disa kufij. Ju mund të hani 6 patate të skuqura në ditë për sa kohë i kombinoni ato me një sallatë shumëngjyrëshe e të pasur në vlera.
Më Shumë Njerëz Të Shëndoshë Në Vendet e Pasura
Studimi amerikan të cilit i referohet AgroËeb.org zbuloi gjithashtu një faktor interesant.
Njerëzit që jetojnë në vende të zhvilluara e të pasura jetojnë më keq në aspektin ushqimor.
Ata konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara se njerëzit në vendet në zhvillim ku konsumi i drithërave dhe perimeve është më i lartë./AgroWeb.org
Ylli global i muzikës pop, Dua Lipa, i ka kënaqur fansat e saj duke publikuar disa fotografi të papara më…
Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se personi i cili ishte zhdukur në Liqenin e Batllavës është gjetur sot pa…
Numri i vdekjeve në Shqipëri ka shënuar rënie gjatë vitit 2025, megjithatë sëmundjet kardiovaskulare vijojnë të dominojnë ndjeshëm panoramën e…
Aksident në rrugën nacionale Lushnje Berat në afërsi të fshatit Çukas. Një automjet tip Volkswagen është përplasur me barrierat anësore…
Vala përvëluese që ka mbërthyer Italinë po nis të zbehet gradualisht: sipas meteorologëve vendas, nga 21 qytete që sot janë…
Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një zjarri të…