lifestyle

Këto ushqime mund t’i konsumoni para gjumit

Gjumi i pashqetësuar gjatë natës është një nga gjërat më të mira për shëndetin tuaj. Por një nga fajtorët më të zakonshëm të zgjimit në mes të natës është uria.

Sipas studimeve të fundit, nëse zgjoheni të uritur gjatë natës ka të ngjarë që të mos jeni duke marrë të gjitha lëndët ushqyese që i nevojiten trupit tuaj.

Konsumimi i ushqimit para se të flini, mund të prishë gjumin veçanërisht tek ata që nuk hanë zakonisht para se të flenë. Kjo për shkak të aktivitetit të stomakut për të tretur ushqimin gjatë natës. Ndërsa individët që hanë zakonisht para gjumit, duhet të ushqehen në mënyrë të moderuar dhe të përpiqen të shmangin vaktet e mëdha.

Ekspertët e shëndetit rekomandojnë të konsumoni një vakt të pasur me proteina 1-2 orë para gjumit, si gjizë ose kos me arra.

Pini një gotë me ujë

Ndonjëherë ajo që ne e mendojmë si uri, në të vërtetë mund të jetë shenjë e dehidratimit. Prandaj provoni të pini një gotë ujë dhe prisni disa minuta për të parë nëse uria do të shuhet. Dhe mos harroni të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës, për të shmangur urinë gjatë natës.

Kokoshkat

Kokoshkat janë ushqimi i përsosur për t’u konsumuar në mbrëmje. Ato do të treten ngadalë, duke ju dhënë një mundësi më të mirë për një gjumë pa shqetësime.

Qumështi

Të pish një gotë qumësht të ngrohtë para gjumit nuk është vetëm një këshillë e gjysheve. Një studim i Universitetit të Pensilvanisë tregoi se kalciumi ndikonte pozitivisht në cilësinë e gjumit. Provoni të konsumoni kos, për një shtesë proteinash të ngopura, vetëm sigurohuni që të zgjidhni një varietet me pak sheqer.

Gjalpi i kikirikut

Rezulton se triptofani, një aminoacid thelbësor, shndërrohet në serotoninë dhe melatoninë në trup, elementë të cilët ndikojnë pozitivisht tek gjumi.

Një mënyrë e lehtë dhe e shijshme për të marrë një dozë triptofani është edhe gjalpi i kikirikut. Ju mund ta shoqërni me një fetë bukë, një banane apo thjesht të konsumoni një lugë me gjalpë kikiriku.

të fundit

Mbi 12,000 rrënjë kanabis janë asgjësuar në qarkun Shkodër, nis hetimi për tre zyrtarë vendorë! Në kërkim autorët e kultivimit të drogës

Në kuadër të operacionit të gjerë “Koordinata”, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe komisariatet nën varësi kanë asgjësuar mbi 12,200…

6 minutes ago

Tkurrja e popullsisë së vendit është përshpejtuar gjatë tri viteve të fundit! “Kampion” mban Shkodra, përjashtohet vetëm Tirana

Tkurrja e popullsisë së vendit është përshpejtuar gjatë tri viteve të fundit. Me përjashtim të Tiranës, e cila vijon të…

19 minutes ago

Kur errësira “thyhet” nga raketat dhe shpërthimet/ Izraeli dhe Irani sulme të ndërsjellta gjatë natës, humbin jetën të paktën 8 persona, plagosen qindra të tjerë

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit kanë vijuar, pasi të dy vendet kanë nisur sulme ajrore dhe raketore ndaj njëri-tjetrit gjatë…

1 hour ago

Diell dhe plazh/ Parashikimi i motit, 15 qershor 2025

Vendi ynë mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite kur priten kalime vranësirash të shpeshta nëpër të…

2 hours ago

HOROSKOPI I SË DIELËS/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja

Dashi ♈ – Ditë e fuqishme për vendime, lëvizje dhe ndjenja të forta Për Dashin, kjo është një ditë me…

2 hours ago

Jo më thashetheme! Ja pse ndjekësit janë të bindur që Sara dhe Eriku janë bashkë!

Spekulimet për një romancë mes Erik Fullanit dhe Sara Hoxhës janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit, pasi të dy janë…

10 hours ago