lifestyle

Këto ushqime mund të konsumohen edhe pas datës së skadencës

Ushqimet e skaduara përfundojnë shpeshherë në koshin e plehrave, sepse shumica e njerëzve besojnë se pasi të kalojë data e skadencës në etiketë, ato mund të jenë të dëmshme për shëndetin. Por fakt është se ka shumë ushqime që mund të konsumohen edhe disa ditë, javë apo edhe muaj pas datës së skadencës.

Prandaj për të shmangur shpërdorimin e panevojshëm të ushqimit, Brukseli po punon për hartimin e rregullave të reja. Sipas Brukselit, shtesa e kësaj fraze është një ndihmë më shumë në luftën kundër mbetjeve ushqimore, pasi mundëson “një kuptim më të mirë të datës së kadencës”, duke ndikuar “procesin e vendimmarrjes së konsumatorëve në lidhje me mundësinë për ta konsumuar apo eliminuar një ushqim”. Kërkesa për zgjatjen e afatit nuk është asgjë e re. Për shembull në vitin 2020, në mesin e emergjencës së pandemisë, kompania italiane Granarolo kishte kërkuar gjithashtu që të zgjaste datën e skadencës të qumështit të freskët.

Të lidhura

None found

Përpara se të hidhni në koshin e mbeturinave ushqimet që janë ende të mira, këshillohet gjithmonë që të bëni dallimin midis ushqimeve që mund të hahen pas datës së kadencës, dhe atyre që duhet të hidhen pa mëdyshje se përbëjnë rrezik për shëndetin tonë.

Natyrisht, është gjithmonë mirë të kihet parasysh që mënyra e ruajtjes mund të ndikojë gjithashtu nëse një ushqimi mund të jetë ose jo i konsumueshëm edhe pas datës së skadencës. Në parim, ushqimet që konservohen për një kohë të gjatë dhe ushqimet e thata pa ujë ruhen më mirë.

Ndaj ato mund të konsumohen të sigurta edhe pas datës së skadencës (si për shembull orizi dhe makaronat). Nga ana tjetër, vezët mund të konsumohen edhe brenda 3 ditëve nga kalimi i datës së skadencës dhe kosi deri në 2 javë (problemi i vetëm është nga pikëpamja ushqyese: pas skadimit rritet aciditeti dhe bie numri i baktereve të gjalla).

Për bishtajoret e thata dhe të konservuara, koha e skadencës është më e gjatë, gjithmonë pas një kontrolli të pamjes dhe aromës që lëshojnë. E njëjta gjë vlen edhe për miellin e bardhë, në krahasim me miellin integral, që mund të prishet për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave. Ata do ta humbasin disi shkriftosjen, por biskotat mund të hahen edhe shumë kohë pasi të kenë skaduar.

… Dhe ato që nuk mund t’i konsumoni

Mishrat dhe salsiçet e skaduara mund të jenë të dëmshme në rast se hahen pas datës së skadencës, sidomos nëse kanë një erë të keqe, pasi mund të na ekspozojnë ndaj rrezikut të prekjes nga listeria (gjithsesi në përgjithësi proshuta e ruajtur në qese në një atmosferë të mbrojtur është e ngrënshme edhe përtej datës së skadencës).

Mishi i freskët meriton vëmendjen e duhur, dhe nëse konsumohet pas datës së skadencës rrezikon të shkaktojë efekte të pakëndshme si salmonela apo Escherichia Coli. Produktet e qumështit të freskët janë ndryshe nga kosi. Pas skadencës ato mund të shkaktojnë helmim nga ushqimi, ndërsa lëngjet e frutave të skaduara mund të përmbajnë baktere dhe të shkaktojnë çrregullime të zorrëve.

Së fundmi, nëse konsumohen pas datës së skadencës produkte si luleshtrydhet, mjedrat dhe boronicat, mund të zhvillojnë një parazit të quajtur ciklospora në një kohë që perimet me gjethe jeshile mund të jenë bartës të baktereve si E. Coli.

të fundit

BIRN: Dy botë në një shesh, studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës!

Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…

8 minutes ago

Amorim pas derbit: Milani do të ketë edhe ditë të vështira

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…

12 minutes ago

Përparim Kabo: Albania does not belong to politicians, but to Albanians! Time for a transitional government

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

15 minutes ago

Weather forecast for November 1, 2026 / Rain and brief thunderstorms

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

15 minutes ago

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

38 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

52 minutes ago