A ndiheni sikur frigoriferi juaj po bëhet gjithnjë e më i vogël? Kjo është ndoshta sepse po vendosni gjëra që nuk duhet. Shumë njerëz bëjnë gabim duke ngarkuar frigoriferin me të gjitha blerjet e tyre, por nuk e dinë se në këtë mënyrë u vrasin shijen e shumë ushqimeve.
Më poshtë lexoni se cilat ushqime nuk duhet t’i vendosni në frigorifer:
Produktet e pjekura: Produktet e pjekura në frigorifer kanë tendencë të prishen. I lini jashtë frigoriferit për t’i mbajtur të freskëta.
Patatet: Patatet nuk e pëlqejnë të ftohtin, sepse i kthen niseshtetë në sheqerna dhe ua prish shijen.
Domatet: Bëhen shumë të buta dhe shija e tyre natyrale shkatërrohet.
Qepët: Qepët humbasin shijen e tyre kur vendosen në frigorifer.
Frutat me bërthamë si pjeshkë, kumbulla etj.: Ato kanë nevojë për ajër dhe diell, ashtu si bimët. Vendosini aty ku i bie dielli në mënyrë që të piqen dhe të bëhen të ëmbla dhe të lëngshme.
Pjepri i plotë: Pjepri i vendosur në frigorifer humbet antioksidantët e tyre, të cilët janë përbërësit e tyre më të rëndësishëm.
Mollët: Mbajini mollët jashtë frigoriferit për t’i mbajtur ato të freskëta dhe të shijshme.
Hudhra: Hudhra humbet shijen e saj në frigorifer. Lëreni të gjithë frigoriferin tuaj të nuhasë hudhrën.
Kafe e bluar: Edhe pse është mirë që kokrrat e kafesë t’i mbani të ftohta, nuk duhet t’i vendosni në frigorifer, sepse krijohet lagështi dhe kështu ato prishen dhe humbasin shijen e tyre. Preferoni një enë hermetike.
Salcat e nxehta: I ftohti bën që salcat e nxehta të humbasin shijen e tyre. Gjithashtu ndryshon viskozitetin e tyre, duke e bërë më të vështirë daljen e tyre nga shishja.
Mjalti: Mjalti ëmbëlsohet dhe ngurtësohet në frigorifer. Vendoseni në një dollap për ta mbajtur më gjatë.
Erëzat: I ftohti do të vrasë shijen e tyre, që është vlera e tyre reale.
Vajrat: Vajrat në frigorifer bëhen më të fortë dhe humbasin butësinë e tyre. Vetëm vaji i arrës duhet të vendoset në frigorifer.
Borziloku: Shumë njerëz e vendosin borzilokun në frigorifer, duke besuar se në këtë mënyrë ai do të ruajë shijen e tij. Në fakt, e kundërta është e vërtetë. I ftohti vret shijen. Për më shumë freski mbajeni borzilokun në ujë dhe ndërroni çdo 3 ditë.
Tani e dini se si ta organizoni frigoriferin tuaj. Ushqimi juaj “do t’ju falënderojë”!
“Një vit burg kush djeg flamurin amerikan’’ - ky është urdhëri që ka propozuar presidenti amerikan Donald Trump. Trump ka…
Konrad Harder do të jetë lojtari më i ri i Milanit, ndërsa është arritur marrëveshja për blerjen e tij nga…
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i ka dhënë drejtim sherrit të ditëve të fundit mes dy ish-aleatëve, Adriatik Lapajt dhe Endri…
Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e…
Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi…
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur ndonesë…