Mund të na pëlqejnë ëmbëlsirat, por të gjithë e dimë se nuk duhet ta teprojmë.
Sigurisht, ka mënyra se si mund të zëvendësojmë ëmbëlsirat që përmbajnë shumë sheqer me një ushqim tjetër që është i ëmbël, por që nuk përmban një sasi të madhe sheqeri.
Vaj kokosi
Raporti i fundit i Shoqatës Amerikane të Zemrës thotë se vaji i kokosit është i pasur me yndyra të ngopura dhe për këtë arsye është mirë të kufizojmë sasinë që konsumojmë, megjithatë rezulton të jetë veçanërisht i dobishëm në përpjekjen për të kufizuar dëshirat për sheqer.
Çaj jamballi
Çaji i jamballit, si çdo çaj me shije natyrale të ëmbël, mund t’ju japë ndjesinë se po konsumoni diçka të ëmbël, por pa ju ngarkuar me sheqer dhe kalori.
Patate e ëmbël
Siç sugjeron emri i saj, patatet e ëmbla kanë një shije të ëmbël, kështu që ato mund të kënaqin dhëmbin tuaj të ëmbël. Mund ta prisni në copa dhe ta piqni në furrë me vaj kokosi dhe të spërkatur me paprika të tymosur dhe kanellë.
Karrota
Të pasura me fibra që ju ngop, krokante dhe me një shije natyrale të ëmbël, karotat janë një nga ushqimet që ju ndihmojnë të kufizoni konsumin e sheqerit. Ju mund ta prisni karrotën në shkopinj dhe t’i keni me vete për ushqime sa herë që dëshironi diçka të ëmbël. Për një kënaqësi më të plotë mund ta kombinoni edhe me humus.
Gjalpë arra
Nga bajamet, arra, shqeme, fëstëkë apo lajthi, cilindo gjalpë arra pa sheqer të preferoni, rezultati është që dëshira juaj të plotësohet pa iu drejtuar ëmbëlsirave.
Çokollatë e zezë 85% kakao
Çokollata e zezë ka shumë përfitime shëndetësore. Prandaj nuk është keq të shijoni herë pas here çokollatë të cilësisë së mirë, me përmbajtje të lartë kakao. Dhe ndoshta 100 gram nga kjo çokollatë duhet të përmbajë rreth 1 lugë sheqer, megjithatë ka një shije aq të pasur sa nuk mund të hani një sasi të madhe gjithsesi.
Këtë të hënë në orën 10:00, kanë nisur homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, në…
Këtë të hënë, Federata e Futbollit, ka njoftuar se nga sot të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares, kanë mundësi…
Pas 19 ditësh kërkimesh intensive, autoritetet turke kanë zbuluar në një thellësi prej 68 metrash trupin e biznesmenit të zhdukur…
Mbrëmjen e djeshme, (24 gusht 2025), një aksident tragjik ndodhi në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, duke shkaktuar vdekjen e dy motrave,…
Uniformat blu, kanë arrestuar në Malin e Tomorrit një 46-vjeçar të kërkuar për disa vepra penale. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin…
Meqenëse vera po i afrohet fundit, shtatori sjell me vete një frymë të re: fillime të reja, mundësi të papritura…