Ka kaq shumë arsye për ta “përqafuar” të jetuarit vetëm!
Qetësia, darkat e zgjatura me miqtë dhe mikeshat pa pasur nevojë për të parë orën apo telefonin se fëmijët apo bashkëshorti ju kërkojnë në shtëpi, pra keni gjithë lirinë e dëshiruar në dispozicion.
Por, për tre shenjat e horoskopit që ndryshe njihen edhe si personat më individualistë, kjo gjë është e shkruar në yje.
Si një qasje personale për këtë stil jete, duhet në fakt pak guxim për ta jetuar. Që nga mbarëvajtja e të gjithë punëve të shtëpisë, te pastrimi, gatimi, kujdesi vetëm për kafshët shtëpiake etj.
Pra, liria e të jetuarit vetëm është doemos një mënyrë jetese, por ajo vjen me një faturë pas. Ja për cilat shenja bëhet fjalë!
Dashi
Të lindurve të kësaj shenje u pëlqen ideja për të kërcyer vetëm në dhomën e ndenjes, të kthehen vonë në shtëpinë e tyre të zbrazët apo që t’i përballojnë vetë uljet dhe ngritjet e jetës.
Deshve u pëlqen që të operojnë në çdo ditë të jetës sipas orarit të tyre, edhe nëse kjo do të thotë që të rrinë zgjuar gjithë natën dhe të flenë deri në mesditë. Atyre nuk u pëlqen të shqetësohen apo t’u thuhet se çfarë të bëjnë, shkruan Bustle.
iStock
Demi
Demi është krejtësisht i lumtur që jeton vetëm. Mendimi për të debatuar me një partner/e për ngjyrat e bojës së murit apo mobiliet u duket kaq rraskapitës, ndaj ata zgjedhin ta jetojnë vetëm të gjithë hapësirën e tyre.
Ata vlerësojnë shumë pavarësinë, por ndryshe nga shenjat e tjera nuk kanë kundërshtime për të ftuar miq në shtëpi, për të shijuar një darkë me ta dhe në fund të shtrihen vetëm në shtrat. Demët dinë si ta mbyllin fort derën dhe të kthehen vetëm në hapësirën personale për t’u “zhytur” maksimalisht në të gjitha ndjesitë e vetmisë.
Tri shenjat e horoskopit që nuk jetojnë dot pa shumë miq
Lexo po ashtu
Tri shenjat e horoskopit që nuk jetojnë dot pa shumë miq
Akrepi
Nëse dikush mund të vlerësojë idenë e të pasurit të një apartamenti për vete, ai është Akrepi. Kësaj shenje i pëlqen të “fiket” plotësisht në fund të ditës, ndërsa e ka të vështirë të ndajë kuzhinën me miq apo dhomën e gjumit me partnerin/en, citon Anabel.
Njësoj si akrepave që u pëlqen të fshihen diku, edhe të lindurit e kësaj shenje pëlqejnë hapësirën e vet dhe të sigurt ku mund të ndihen 100% vetvetja.
Operacioni I SPAK në goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafik droge u bë jehonë edhe në Paraguai.…
Vihet nën kontroll situata në Gramsh. Të gjitha vatrat e zjarrit tashmë janë fikur dhe banorët po kthehen në shtëpitë…
Pasditen e s enjtes, Presidenti amerikan Donald Trump foli për mediat nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me takimin e…
Maliq/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika e vrasjes së 14-vjeçarit, kryer dje, në fshatin Pirg. Për…
Pas publikimit të lajmeve se Gjesti është tërhequr përkohësisht nga muzika për shkak të një çështjeje personale që e ka…
Sot, më 15 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro blihet me 96.4…