Categories: lifestyle

Këto shenja të horoskopit as në ëndërr nuk duan ta shohin njëri-tjetrin

Dashi ”urren” Akrepin-Dashi i urren ata që nuk janë të thjeshtë, spontan dhe të drejtpërdrejtë, siç janë njerëzit e shenjës së Akrepit. Taktikat dhe mashtrimet nuk janë për të, edhe nëse ai ka një natyrë agresive të aftë për t’u përballur me çdo sfidë.

Demi ”urren” Binjakët-Demi i urren Binjakët sepse ata janë të paqëndrueshëm, ndryshojmë mendim dhe humor vazhdimisht. Ata janë të paparashikueshëm dhe e tensionojnë Demin në mënyrë të panevojshme. Pra, është më mirë që t’i mbani ata në një distancë të sigurt.

Të lidhura

None found

Binjakët ”urren” Bricjapin-Binjakët janë tepër komunikues, flasin me të gjithë, por nganjëherë janë kokëfortë. Shenja me të cilën ata nuk mund të shkojnë fare është Bricjapi. Ky i fundit urren të dëgjojë fjalimet e tij të pafundme dhe nuk pranon mendjemadhësinë e tij.

Gaforrja ”urren” Shigjetarin-Shigjetari, me natyrën e tij aventureske, ka për qëllim të copëtojë zemrën e një Gaforreje, e cila vepron gjithmonë me delikatesë dhe butësi. Çfarë është më keq sesa një mik i padrejtë dhe i pandjeshëm? Kjo është arsyeja pse këto dy shenja janë të papajtueshme

Luani ”urren” Virgjëreshën-Midis Luanit dhe Virgjëreshës është një luftë e vërtetë për të fituar pushtet. Luanët urrejnë ata që përpiqen të arrijnë gjithmonë përsosmërinë ashtu siç bëjnë të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës.

Virgjëresha ”urren” Gaforren-Sipas shenjës së Virgjëreshës, Gaforrja është aq e pakujdesshme saqë nuk mund t’i pranojë kurrë zgjedhjet e veta. Ajo e le veten të drejtohet nga zemra dhe ndjenjat e saj, duke shkatërruar çdo gjë në fund. Kjo është diçka që një Virgjëreshë nuk mund ta tolerojë.

Peshorja ”urren” Ujorin-Peshorja dhe Ujori janë dy shenja të papajtueshme dhe arsyeja është shumë e thjeshtë: e para do të jetë e lavdëruar gjatë gjithë kohës, ndërsa tjetra i urren sentimentalizmat e kota. Sigurisht, ekzistojnë përjashtime, por Peshoret duan dikë pranë tyre që nuk është i ftohtë dhe i shkëputur si Ujori.

Akrepi ”urren” Peshoren-Për Akrepin nuk ka armik më të keq se Peshorja. Është sikur pas asaj pamjes së saj të shkëlqyer duket se gjithmonë ka diçka për të fshehur dhe kur Akrepi ndeshet me njerëz të pandershëm dhe të rremë i bënë ata të vuajnë.

Shigjetari ”urren” Demin-Në qoftë se nga njëra anë Shigjetari është dinamik, komunikativ dhe ekstrovert, Demi është rigoroz dhe racional, dy karakteristika që konsiderohen absolutisht të mërzitshme nga shenja e parë. Shigjetari ndjek gjithçka që e emocionon dhe është e qartë pse ai nuk mund ta dojë një të shenjës së Demit.

Bricjapi ”urren” Peshqit-Bricjapi është një shenjë pragmatike dhe racionale, e cila preferon të veprojë në vend që të harxhojë orë të tëra duke menduar. Prandaj është e pashmangshme që ai e sheh idealizmin e Peshqve si një dobësi. Sipas këndvështrimit të tij, mënyra e tyre e të bërit është absolutisht e gabuar.

Ujori ”urren” Luanin-Ujori urren njerëzit që besojnë se kanë gjithmonë të drejtë, një veçori e pranishme në të gjithë ata që janë lindur nën shenjën e Luanit. Ai beson se ata mbivlerësohen, por e vërteta është se ata janë dy personalitete dominuese që nuk mund të takohen.

Peshqit ”urren” Dashin-Peshqit dhe Dashi janë dy shenja të papajtueshme. Peshqit duan të jetojnë në relaks të plotë, duke bërë udhëtime mendore të pabesueshme ulur në mënyrë të qetë në divan, ndërsa Dashi është më dinamik dhe agresiv. Personalitetet e tyre praktikisht të kundërta nuk do të arrijnë kurrë të bashkohen.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

2 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

2 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

3 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

3 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

4 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

4 hours ago