Nëse keni vënë re se jeni bërë i ndjeshëm ndaj tingujve të caktuar, si:
Nuk dëgjon tone të larta,
Tingujt duken të mbytur,
Keni vështirësi të kuptoni një bisedë kur rreth jush ka zhurmë,
I kërkoni dikujt të përsërisë atë që ju tha,
Flisni me zë më lartë
Dëgjoni zhurmë në veshët tuaj
Kjo do të thotë se keni dëmtuar dëgjimin.
Këto probleme nuk prekin vetëm të moshuarit. Sipas një studimi rreth 80% e të rinjve midis moshës 13 dhe 18 vjeç dëgjojnë shpesh muzikë me zë të lartë, për të paktën tre orë në ditë (si dhe një numër i madh i njerëzve të moshuar), kjo ndikon në nervin e dëgjimit dhe një pjesë të veshit të brendshëm.
Efektet negative janë më të theksuara nëse muzika dëgjohet përmes kufjeve dhe i përdorni vazhdimisht duke folur në celular.
Ekspozimi i tepërt ndaj zhurmës së lartë nga kufjet është shkaku i dytë më i zakonshëm i dëmtimit të përkohshëm ose të përhershëm të dëgjimit (pas moshës së vjetër), dhe ekspertët paralajmërojnë se edhe zhurma e moderuar, jo vetëm zhurma e lartë, që vjen nga kufjet (ose mjedisi) për periudha të gjata koha është shumë e dëmshme.
Nëse ende nuk dëshironi ose nuk jeni në gjendje të hiqni dorë nga kufjet, ndiqni këto këshilla nga një otolaringolog:
– Kufizoni kohën e përdorimit.
– Ulni nivelin e zhurmës së kufjeve nën nivelin e rekomanduar.
– Përdorni kufje që bllokojnë zhurmën e jashtme, kjo ju lejon të dëgjoni muzikë më qetë.
– Merrni kufje që nuk ju futen direkt në vesh, por sipër tyre.
– Shmangni dëgjimin e muzikës me zë të lartë edhe kur nuk mbani kufje.
– Kontrolloni rregullisht dëgjimin dhe nëse ndjeni ndonjë simptomë të një infeksioni të veshit, si dhimbje, ose nëse ka rrjedhje, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.
Ditën e sotme në vendin tonë, depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me…
DASHI Yjet do ua bejne me te bukur jeten ne cift sot. Partneri do jete i gatshem te beje gjithcka…
Ish deputeti Selami Jenishehri, ka ndërtura një skemë, se si Shqipëria mund të mposhtë ekipin serb, por thotë se Armand…
Kombëtarja shqiptare ka kryer ditën e sotme stërvitjen në “Shtëpinë e Futbollit” në prag të përballjes me Serbinë ditën e…
Flamur Noka thotë se zgjedhjet në Shqipëri ishin më keq se në Serbi dhe për këtë arsye nuk do të…
Masazhi i Esterit për Anduelin është shndërruar sërish në temë debati dhe akuzash mes fermerëve edhe në spektaklin e mbrëmjes…