lifestyle

Këto janë shenjat e horoskopit që i intereson vetëm vetja

Nuk ka asgjë për t’u trembur, për aq kohë sa jo të gjithë jemi perfektë. Egoizmi ndodhet përbrenda secilit prej nesh, ndërsa disa njerëz thjesht e kanë në doza disi më të larta këtë anë të karakterit. Ndonjëherë, mund të mendoni: e ç’të keqe ka të mendosh për veten para të gjithave?

Epo, për aq kohë sa varemi nga grupe të caktuara njerëzish (si në rreth shoqëror, ashtu dhe në familje), të menduarit vetëm për veten nuk rezulton fort pozitive. Ndodh që duke qenë shumë egoist, të lëndosh edhe ata të cilët i do dhe i vlerëson më shumë, e më e keqja që mund të ndodhë është braktisja nga çdokush që të rrethon. Dhe në fund, kjo nuk është aspak e këndshme…

Si për çdo gjë tjetër, edhe kjo lidhet me ‘fatin e yjeve’, që ka përcaktuar se cilat shenja janë më egoistet nga të tjerat.

DASHI

Kur e kuptoni se çfarë dëshironi, thjesht shkoni për ta marrë. Është diçka pozitive, për aq kohë sa mund ta kontrolloni. Ja që shpesh ndosh që situata t’ju dalë jashtë kontrollit. Natyrisht, mundoheni ta shpjegoni pse copa e fundit e picës e mbetur në kuti ju takon juve dhe askujt tjetër, ndërsa në sytë e të tjerëve mbeteni gjithmonë i etiketuar si…egoist!

DEMI

Edhe pse njiheni si një shenjë plot stabilitet dhe besueshmëri, nevoja për t’u ndjerë të sigurt ju shtyn të mendoni kryesisht për aspektin material (mbi të gjitha!) Shpesh bëheni senstiv, shumë emocional dhe posesivë të tepruar. Doni gjithçka për vete dhe vetëm për vete. Uh, disi problem kjo e fundit…

BINJAKËT

Shquheni për ndjenjën e komoditetit që dhuroni, por nga ana tjetër kjo mund të ndryshojë nga çasti në çast. Si pasojë e taktikave tuaja të pandryshueshme, në sytë e të tjerëve mund të dukeni si sipërfaqësorë dhe pa karakter. Duke u përpjëkur të fitoni terren kudo që shkoni, jeni gati të ndërroni maskat nga çasti në çast, vetëm për të arritur atë që dëshironi, sipas Bordo.al. Epo, miqve të ngushtë që ju rrethojnë, shoesh nuk ju pëlqen kjo situatë!

LUANI

Motoja juaj është ‘çfarë të sheh syri, atë do marrësh’. Karakterizoheni nga guximi për të kaluar çdo pengesë, vetëm e vetëm që të arrini majën. Nuk e mendoni aspak që të ndaleni kur shihni diçka që doni, duke e bërë të qartë për çdokënd tjetër që të vetmit fitimtarë jeni ju dhe vetëm ju! E nëse dikush tjetër e do të njejtën gjë si ju, thjesht uleni ta këshilloni që po bën gabimin më të madh të jetës.

VIRGJËRESHA

Jeni shumë të kujdesshme ndaj detajeve dhe kontrolloni gjithçka që të rezultojë sa më perfekte. Kjo është një anë e mirë e juaja, për aq kohë sa ju siguron përmirësimin në vetvete. Por, do të ishte ideale nëse do të mbetej vetëm në kuadrin tuaj…Jeni të parët që kritikoni, ndërsa kjo nuk funksionon për çdokënd. Mund të tregoheni të ashpër me veten, por të tjerëve nuk ju intereson e njejta gjë. Vetëm se ju nuk do ta bënit një gjë të caktuar në një mënyrë të caktuar, nuk do të thotë që çdokush mendon njësoj si ju. Dhe pikërisht këtu, humbisni shumë pikë

të fundit

Horoskopi 20 qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Mundohuni që të mos përfshiheni në projekte ose diskutime që nuk ju përkasin, për shkak se tashmë nuk mund…

8 hours ago

Shpërthim në rezidencën e ambasadorit të Norvegjisë në Izrael, nuk ka të lënduar

Ministria e Jashtme norvegjeze ka njoftuar se një shpërthim ndodhi në rezidencën e ambasadorit të tyre në Izrael sonte. “Kemi…

8 hours ago

A u vodhën zgjedhjet? Ja ç’thotë Arlind Qori

Arlind Qori, drejtues i “Lëvizja Bashkë”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, u shpreh kundër denoncimit të…

8 hours ago

“A është Barcelona e Guardiolas?”, bëhet virale videoja nga loja tiki-taka e futbollistëve të Al Hilalit përballë Real Madridit

Në një ndeshje të paharrueshme të Kupës së Botës për Klube, Al-Hilal nga Arabia Saudite arriti të mbajë në shah…

8 hours ago

Murtaja e bagëtive në Shqipëri, Agjencia e Ushqimit apelon për kujdes në zonat kufitare të Kosovës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar fermerët në zonat kufitare të Kosovës që të rrisin vigjilencën pas shpërthimit të…

9 hours ago

Kontroll nga BKH në biznesin e blerë së fundmi, reagon biznesmeni Ergys Agasi

Biznesmeni dhe ish-zyrtari, Ergys Agasi, ka reaguar për CNA, pas kontrolleve të ushtruara në një nga aktivitetet e tij, me…

9 hours ago