lifestyle

Këto 3 shenja Horoskopi duhet të përgatiten për ndryshime të mëdha këtë vjeshtë

Dashi

Ka shumë ndryshime që vijnë për ju Dashi dhe kjo sepse eklipset janë zhvendosur në boshtin tuaj dhe sjellin rirregullime. Muajin tjetër, më 14/10, një tjetër eklips ndodh në boshtin tuaj dhe marrëdhëniet tuaja dalin në pah. Jeni duke rishqyrtuar personat e rëndësishëm në jetën tuaj dhe ka mundësi që të ketë zbulime që do t’ju sjellin në konflikt me personin që keni përballë. Gjithashtu, Marsi në Peshoren tuaj ushtron akoma më shumë tension dhe shpërthime, të cilat mund të krijojnë probleme edhe më të mëdha. Së fundi, përfshirja e Plutonit në të gjitha këto ju fton të shkëputeni nga situatat toksike dhe në fund të bëni ndryshimet që nevojiten.

Të lidhura

None found

Demi

Duhet pranuar që ju Demi keni kaluar jo pak valë muajt e fundit, por gjithçka tregon se ndryshimet e mëdha në jetën tuaj nuk ndalojnë këtu. Ju keni Uranin në shenjën tuaj dhe kjo do t’ju ndihmojë të zbuloni dhe të kuptoni se ku keni bërë gabime. Jeni ende në një përmbysje dhe tranzicion, ku po përpiqeni të rindërtoni themelet tuaja. Megjithatë, vjeshta e vitit 2023 ju mirëpret me një tjetër eklips dhe në të njëjtën kohë një Hënë të Plotë në shenjën tuaj më 28/10. Kjo hënë ju fton të vini në kontakt me dëshirat tuaja të vërteta dhe të ndërprisni lidhjet me njerëz të mjedisit tuaj të ngushtë, të cilët mund të duan të mirën tuaj, por nuk ju ndihmojnë të merrni drejtimin e duhur në jetën tuaj.

Peshorja

Kjo vjeshtë për ju, Peshore, do të thotë ndryshime të rëndësishme. Dhe kjo sepse në datën 14/10 ndodh eklipsi i parë i vitit, madje ndodh në shenjën tuaj. Por nuk është thjesht një eklips, por në të njëjtën kohë ka një hënë të re, e cila hap një kapitull të ri në jetën tuaj. Është koha për të larguar çdo gjë që është toksike për ju dhe për të bërë ndryshime në marrëdhëniet, karrierën dhe madje edhe familjen tuaj. Ndoshta diçka e re do të hyjë në jetën tuaj që do t’ju hapë horizonte të reja dhe do t’ju ndihmojë të njihni më mirë veten. Mos harroni se prania e Marsit në shenjën tuaj deri më 10/12 ju jep akoma më shumë kurajo, dinamizëm dhe guxim për ndryshime serioze.

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

2 hours ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

2 hours ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

3 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

3 hours ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

3 hours ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

4 hours ago