Kreativiteti është aftësia për të parë botën nga një këndvështrim unik. Ky aspekt e bën botën e tyre plot me ngjyra! Njerëzit me mendje krijuese i shikojnë gjërat ndryshe nga të tjerët, ndaj aftësia e tyre për të sfiduar pritshmëritë i bën ata frymëzues për shumëkënd. Por, duket se kreativiteti është i shkruar në yje, ndaj le të zbulojmë bashkë katër shenjat e horoskopit që kanë më shumë pasion artin dhe të bukurën.
Luanët
None found
Të lindurit e kësaj shenje janë natyrshëm të tërhequr natyrshëm ndaj vëmendjes, por asnjëherë nuk kënaqen me veten. Ata duan të jenë pjesë e çdo aktiviteti krijues dhe të kenë duart të “zhytura” në këtë proces. Një nga cilësitë më të mira të Luanëve është aftësia e tyre për të nxjerrë në pah aspektin krijues tek të tjerët.
Peshoret
Peshoret kanë një sy natyral artistik dhe një stil krijues shumë delikat. Ata vlerësojnë gjërat e bukura dhe kuptojnë kohën që duhet për të krijuar diçka të bukur dhe me vlerë. Peshoret nuk janë vetëm artistë, por janë edhe mbështetësit më të mëdhenj të personave krijues që kanë pasion artin dhe të bukurën.
Ujorët
Një pjesë kyçe e krijimtarisë së Ujorëve është të vënë në dyshim gjithçka dhe të ndihmojnë botën për të gjetur zgjidhje më të mira, madje edhe kur vjen puna te çështjet artistike. Besimi në idetë tuaja gjithashtu frymëzon të tjerët që të mendojnë ndryshe dhe të luftojnë për sukses. Por, arti mbetet një qasje e padiskutueshme për të lindurit e kësaj shenje.
Peshqit
Peshqit kanë një kontakt të natyrshëm me ritmet krijuese të universit. Ata e shohin bukurinë në çdo gjë dhe kjo pikëpamje e përvojës njerëzore i lejon ata të futen thellë në punën që krijojnë. Disa mund ta shohin perspektivën krijuese disi të pazakontë, por ata janë të lidhur shpirtërisht me artin dhe shohin magjinë në gjithçka që bëjnë.
Mbrojtësi Ilir Krasniqi ka kërkuar që Kosova të mësojë nga kjo humbje dhe të përmirësohet që të mos i përsëris…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel ka zhvilluar një takim në Senatin e Belgjikës…
Rasti i nëntë anëtarëve të delegacionit zyrtar nga Somalia, të cilët u larguan nga vendi ku ishin akomoduar gjatë vizitës…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar në prag të Forumit të Tretë Ekonomik Kosovë-Poloni,…
Gazetari Artan Hoxha debatoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi për…
Franca ka pranuar zyrtarisht praninë ushtarake në Ukrainë, por ka mohuar kategorikisht se është palë luftuese në luftën kundër Rusisë.…