lifestyle

Kanceri i prostatës, mjekja: Testi shumë i rëndësishëm që duhet të bëni nëse keni dyshime

Dr. Albana Daka foli ditën e sotme në rubrikën “Abc e shëndetit” në emisionin e mëngjesit për kancerin e prostatës dhe parandalimin e tij. Mjekja këshilloi kryerjen e kontrolleve rutinë pas moshës 45 vjeçare pasi nëse masa malinje kapet në stadet e para, mund të trajtohet lehtësisht.

Dr. Albana theksoi se njerëzit që janë mbipeshë apo me sëmundje shoqëruese kanë më shumë predispozitë për t’u prekur nga kanceri i prostatës. Një tjetër faktor është dhe gjenetika por siç tha mjekja, me regjimin e duhur ushqimor mund ta dominojmë gjenetikën.

Të lidhura

None found

“Testi shumë i rëndësishëm është total PSA. Nëse kemi zmadhim mbi nivelet normale, masim dhe fraksionin e lirë, free PSA. Në bazë të një raporti që bëhet midis këtyre dy testeve shihet me çfarë kemi të bëjnë, nëse është një infeksion, zmadhim beninj, apo fillesat e një mase malinje.

Nëse kapet në stadet e para është e trajtueshme. Prandaj duhet t’i sensibilizojmë njerëzit të bëjnë check-upe. Në shumicën e meshkujve fillon me djegie në fund të barkut apo me çrregullime në urinim por nuk do të thotë se nëse nuk kemi shqetësime të tilla, të mos shkojmë te mjeku.”, tha Daka.

Nutricionistja vuri theksin te regjimi ushqimor mesdhetar. Ajo rekomandoi perimet krucifere si brokoli, lulelakra dhe lakra e Brukselit, të cilat kanë një efekt të mirë sepse kanë veti antikancerogjene. Rekomandohet gjithashtu domatja për shkak se përmban likopen.

“Një regjim mesdhetar me sa më shumë fibra, me të gjitha drithërat sepse me kalimin e moshës tretja bëhet jo cilësore dhe me drithërat integral lëvizja e zorrëve bëhet më e mirë. Nëse kemi tendenca për diabet, ushqimet integrale e mbajnë nivelin e sheqerit në mënyrë më korrekte.“, tha doktoresha.

Megjithatë, siç tha doktoresha, regjimi ushqimor varet në varësi të rastit dhe stadit të sëmundjes. Sipas saj, duhen eliminuar lëngjet e frutave, qoftë dhe ato të shtrydhura pasi përmbajnë fruktozë. Gjithashtu duhet të hiqet mishi i kuq si dhe të ketë sa më pak bulmetra.

të fundit

Në Bervenicë, pjesëmarrja në votime arrin në 13.82% deri në orën 11:00

Në Bervenicë të Maqedonisë e Veriut sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme.  Sipas 100% të vendvotimeve…

46 seconds ago

Bërvenicë, KSHZ: Deri në orën 11:00 votuan 2.245 persona, pjesëmarrja 13%

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës…

4 minutes ago

Arlinda Zekaj appeals to judge over protection order as another letter from her is published

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…

10 minutes ago

Hoti accuses the government of legal violations: The draft budget for 2027 was not submitted on time

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

10 minutes ago

Flames engulf hotel in Ponte di Legno, 40 guests evacuated and 16 taken to hospital

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…

10 minutes ago

Shkencëtarja e Kembrixhit mes 69 viktimave të përplasjes tragjike hekurudhore në Spanjë

Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…

11 minutes ago