lifestyle

Ka lënë pa fjalë edhe shkencëtarët, çerek luge çaji nga kjo erzë për një javë rresht do “befasojë” gjakun tuaj

Turmeriku është një erëz mjaft e fuqishme. Nëse marrin një kampion të gjakut tuaj dhe e ekspozojnë ndaj një kimikati oksidues, studiuesit mund të përcaktojnë shkallën e dëmit që i ka shkaktuar ADN-së suaj, me anë të teknologjisë së sofistikuar, e cila i lejon ata të llogaritin numrin e shkëputjeve në zinxhirin e ADN-së.

Nëse do të konsumonit një sasi të vogël turmeriku një herë në ditë, për një javë rresht, dhe më pas të bënim të njëjtën gjë me gjakun tuaj duke e ekspozuar ndaj të njëjtave radikale të lira, do të vëreni se vetëm nga ajo sasi e vogël turmeriku, do të ishte përgjysmuar numri i qelizave të dëmtuara të ADN-së. Nuk bëhet fjalë për një përzierje të turmerikut me gjakun, por për konsumimin e erëzës dhe matjen e efekteve që ka ajo në gjakun tuaj.

Të lidhura

None found

Dhe nuk është ndonjë suplement i shtrenjtë, është pikërisht erëza që mund ta blini në çdo ushqimore. Madje edhe doza është mjaft e vogël, rreth një çerek luge çaji me turmerik.

Dozat e turmerikut që janë përdorur në studime të ndryshme, shkojnë nga më pak se një e gjashtëmbëdhjeta e një luge çaji, deri në pothuajse dy lugë gjelle në ditë. Edhe me dozat e mëdha janë raportuar shumë pak efekte anësore, por zakonisht, studimet nuk kanë zgjatur më shumë se 1 muaj.

Ne nuk e dimë se çfarë efekti mund të ketë përdorimi i dozave të larta në periudha afatgjata. Duke qenë se turmeriku ka efekte të fuqishme të ngjashme me ilaçet, derisa ne të kemi të dhëna të sigurta, unë nuk do të këshilloja asnjë që të konsumonte më shumë se doza kulinare, përdorimi i së cilës nuk ka treguar efekte anësore deri më sot.

Por sa është kjo dozë? Edhe pse dieta tradicionale indiane mund të përfshijë deri në 1 lugë çaji turmerik në ditë, konsumimi mesatar në Indi është afërsisht një çerek luge çaji në ditë. Kjo është edhe doza ditore që unë ju rekomandoj të përdorni. Michael Greger nga libri Ushqime që shpëtojnë jetë!

të fundit

Kush është gruaja e Lautaro Martinez? Njihuni me partneren e futbollistit të Argjentinës

Ylli i futbollit argjentinas, Lautaro Martínez, ka pasur mbështetjen e gruas së tij, Agustina Gandolfo, vitet e fundit. Sulmuesi, i…

31 seconds ago

Mediat gjermane publikojnë kushtet e marrëveshjes së Klopp, zbulohet paga që pritet të marrë te kombëtarja

Kryetari i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), presidenti Bernd Neuendorf dhe zëvendës-presidenti Hans-Joachim Watzke, do të udhëtojnë për në New…

4 minutes ago

FOTO/ Një ëndërr 20-vjeçare po bëhet realitet/ Xhuli Nura ndan pamjet prekëse duke bërë gati rrobat e binjakëve

Vetëm pak ditë pasi ndau me publikun lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël, modelja dhe ish-banorja e…

7 minutes ago

Vrasja në Shkodër, e afërmja e familjes: Mes tyre nuk ka pasur asnjëherë konflikt

Një e afërme e familjes ku ndodhi ngjarja e rëndë në Shkodër ka dhënë detaje për Euronews Albania lidhur me…

9 minutes ago

Mosdakordësia për rezolutën/ Tabaku: Procesi i integrimit po përdoret nga qeveria jo për standarde evropiane, por për ligje me porosi

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, theksoi se amendamentet e opozitës për rezolutën e paraqitur në Komitetin e Stabilizim-Asociimit tregojnë…

12 minutes ago

Jusuf Abduli paralajmëron mundësinë e shpërndarjes së Këshillit të Komunës së Tetovës

Këshilli Komunal i Tetovës e ka pranuar nismën e BDI-së për rivotimin e vendimit të vitit 2007 për riemërimin e…

14 minutes ago