lifestyle

Ju shfaqen shenja të nxirash pa arsye? Pse ndodh kjo dhe a duhet të shqetësoheni

Mavijosja është një reflektim i dëmtimit të vogël të enëve të gjakut nën sipërfaqen e lëkurës. Por njerëz janë të prirur për të pasur shenja të tilla pa arsye, të cilat mund të shfaqen në krahë, këmbë apo pjesë të tjera të trupit. Pse ndodh kjo?

Ju jeni një grua

Femrat mund të nxihen më lehtë sesa meshkujt. Burrat kanë një lëkurë më të trashë dhe më shumë kolagjen, i cili vepron si një mbrojtje më e mirë e enëve të gjakut nga lëndimet.

Plakja

Me kalimin e moshës, lëkura juaj hollohet dhe enët e gjakut bëhen më poroze, gjë që mund të shkaktojë shenja kafe. Ndërsa lëkura hollohet, po ashtu edhe kolagjeni dhe yndyra që mbronin enët e gjakut. Ata humbasin edhe elasticitetin e tyre, kështu që dëmtohen më lehtë.

Përdorni medikamente të caktuara

Këto barna përdoren për të trajtuar aritmitë dhe mpiksjen e gjakut, dhe ky është një shpjegim i thjeshtë për mavijosjet e pashpjegueshme. Barna të tjera që kanë të njëjtin efekt, si aspirina ose ibuprofen, mund të jenë shkaku.

Keni mungesë vitaminash

Mungesa e vitaminës C dhe K mund të shkaktojnë shenja kafe të papritura.

Sëmundjet e gjakut

Sëmundjet e gjakut dhe enëve të gjakut mund të shkaktojnë mavijosje. Venat varikoze, sëmundja e Von Willebrand-it, trombocitopenia apo leucemia shkaktohen më shpesh nga problemet me qarkullimin e gjakut.

Nëse së bashku me mavijosje shfaqen simptoma të tjera, si dhimbje, ënjtje e këmbëve, gjakderdhje e mishrave të dhëmbëve, njolla të vogla kapilare në trup ose gjakderdhje nga hunda, është e nevojshme të shkoni te mjeku.

Çekuilibër hormonal

Mosbalancimi hormonal është një nga shkaqet më të zakonshme të mavijosjes. Ato mund të ndodhin nëse keni mungesë të estrogjenit. Këto situata janë të mundshme nëse jeni duke kaluar në menopauzë, duke marrë medikamente hormonale ose nëse jeni shtatzënë.  Mungesa e estrogjenit dobëson ndjeshëm enët e gjakut dhe muret e kapilarëve mund të dëmtohen lehtësisht.

të fundit

Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, publikohen notat e maturantëve

Janë publikuar notat e provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë. Sipas Ministrisë së Arsimit, të gjithë maturantët mund të marrin…

9 minutes ago

VIDEO / Momenti qesharak i Lamine Yamal me Hansi Flick bëhet viral, ai e goditi gjermanin në fytyrë me top

Një klip qesharak nga një moment nga një nga seancat stërvitore të Barcelonës në sezonin 2024/25 është bërë viral, me…

9 minutes ago

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka reaguar lidhur me sulmin kibernetik ndaj Bashkisë së Tiranës, ku u ndërpre funksionimin…

36 minutes ago

Hetimet e SPAK ndaj Ergys Agasit, fabrika e cigareve e Ilir dhe Darjo Jasharit, tenderët e AKSHI dhe raporti me biznesmenin Ermal Beqiri

SPAK nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me hetimin ndaj biznesmenit Ergys Agasi ndërkohë që ai thotë se bëhet…

41 minutes ago

Ndërtim pa leje pranë Urës së Vashës, procedohet penalisht një 50-vjeçar në Klos

Policia ka proceduar penalisht një 50-vjeçar pasi është konstatuar se ka kryer ndërhyrje, gërmime dhe spostime të inerteve në monumentin…

52 minutes ago

Gjigantët anglezë kërkojnë yllin e Kombëtares, gati transferimi në Angli

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Arbër Hoxha është gati të bëjë hapin e madh në karrierën e tij. Aktualisht është në…

1 hour ago