Nga gishtat e dorës, të këmbës e deri te qafa, të gjithë e njohim një “kërcitës”. Shumë prej tyre që e kanë këtë ves, e kanë dëgjuar atë legjendën se kërcitja e shpeshtë e këtyre nyjeve shkakton artrit. Por a janë ato të vërteta?
Nyjet, si ato që lidhin gishtat me pjesën tjetër të pëllëmbës, kanë disa hapsira të mbushura me një lëng që quhet lëngu sinovial, i cili kryen funksionin e grasos, që lejon lëvizjen e kockave dhe pengon fërkimin e tyre me njëra tjetrën.
Kur ju kërcisni gishtat ose nyje të tjera, ju zgjeroni hapsirën midis kockave. Ky zgjerim hapsire, krijon një tension negativ që e tërheq lëngun sinovial që ndodhet në nyje, në këtë hapësirë të re të krijuar. Futja e menjëhershme e lëngut në këtë hapsirë është kërcitja që ju dëgjoni.
Por a është kjo e dëmshme për nyjet? Sipas mjekëve nuk është sepse nuk ka asnjë provë që të mund ta vërtetojë këtë. Kërcitja e vazhdueshme e nyjeve mund të bëjë që ato pas disa kohësh të kërcasin më thjeshtë, por kjo nuk ka lidhje me artritin apo ndonjë sëmundje tjetër.
Dashi Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime…
Ndryshon në mënyrë të papritur situata e Kristjan Asllanit. Mesfushori ishte prej dy ditësh në bisedime me Bolonjën për transferimin…
Kërkimet e Rojës Bregdetare po vijojnënë Paliouri, Halkidiki, për të gjetur një 12-vjeçar dhe një 20-vjeçar me origjinë ruse të…
Altin Lekgega, autori i plagosjes së Liridon Rada pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit është vënë në pranga nga…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj gjyqtarit francez Nicolas Yann Guillou, i cili pati një rol kyç…
Moderatorja shqiptare Heidi Baci feston ditëlindjen. Në këtë datë speciale ajo ka vendosur që të bëj një shkrim emocionues. “Nuk…