Mënyra më e mirë për të “furnizuar” trupin me vitamina dhe për të mbrojtur veten nga viruset dhe virozat është të hani ushqime të shëndetshme, të pasura me vitamina që do të forcojnë gjithashtu sistemin tuaj imunitar. Ja çfarë duhet të përfshini në menunë tuaj dimërore.
Spinaqi
None found
Një filxhan spinaq siguron sasinë e duhur ditore për vitamina, 30 përqind të vitaminës C, 20 përqind të vitaminës E dhe 15 përqind të zinkut.
Mish qengji
Vetëm katër gramë mish qengji do t’ju japë deri në 50 për qind të nevojave tuaja ditore për selen dhe 38 për qind të zinkut që ju nevojitet.
Speca të kuq
Specat e kuq do t’ju japin sasinë e nevojshme ditorë të vitaminës C, më shumë se sa një portokall.
Supa me hudhra
Një studim i kryer në Universitetin e Uashingtonit ka treguar se hudhra e bardhë është 100 herë më e efektshme se antibiotikët më të njohur të përdorur në luft ën kundër sëmundjeve, të shkaktuara nga bakteret.
Nëse besoni në efektet e dobishme që hudhra mund të ketë në shëndetin tuaj, ne ju rekomandojmë të provoni këtë supë magjike.
• Afër pesë thelpinj hudhra të prera imët
• 2 lugë gjalpë
• 2 lugë vaj ulliri
• 1 lugë trumëz të freskët, të grirë imët
• 6 filxhanë (nga 250 ml) supë pule
• 2 hudhra të kuqe, të prera po ashtu imët
• 3 filxhanë bukë të thekur të prerë në copa të vogla
Përgatitja:
Nxeheni furrën në 180 C. Prisni majat hudhrave. Shtoni vajin e ullirit dhe futini në një folio alumini. Piqeni në furrë përreth 90 min. Lëreni të ftohet.
Gjatë kësaj kohe, nxehni dy lugë vaj ulliri dhe gjalpë në temperaturë mesatare. Shtoni hudhrat e kuqe (përziejini shpesh). Lërini 10 minuta. Përzieni të gjithë përbërësit bashkë dhe shtojini trumëzat. Uleni temperaturën dhe lëreni të qëndrojë 5 minuta.
Këtë masë të fituar përzieni me mikser derisa ta mbërrini një masë të trashë homogjene. Pastaj shtojeni piperin e zi dhe kripën sipas dëshirës./albeu.com/
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Dy 20-vjeçarë janë arrestuar nga Policia në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës katër emigrantë që kishin hyrë…
Albian Ajeti po përjeton një periudhë të shkëlqyer te FC Lugano, ku ka rigjetur formën dhe instinktin e golashënuesit pas…
Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar padinë prej 10 miliardë dollarësh të presidentit Donald Trump kundër gazetës…
Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…
Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…