Një ndër rregullat që keni dëgjuar më së shpeshti në fëmijëri është të mos shtriheni kurrë për të fjetur pas një vakti.
Por, ndonjëherë kjo gjë është aq e pashmangshme, aq sa ndjeni nevojën për t’u shtrirë që pas kafshatës së dytë a të tretë.
Sigurisht që ky do të ishte një reagim mëse normal pas një nate pa gjumë të kaluar jashtë, por nëse flini gjumë mjaftueshëm dhe sërish keni nevojë për t’u shtrirë pasi hani mëngjes ose drekë, përgjegjës për kët është stomaku.
Konsumi i ushqimeve të caktuara ka efekt gjumëndjellës për sistemin nervor. Ja cilat janë ato:
Po e teproni me bajamet: Bajamet janë të pasura me acide yndyrore Omega-3, por në të njëjtën kohë përmbajnë sasi të të larta triptofani. Ky aminoacid i rëndësishëm favorizon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit. Bajamet përmbajnë gjithashtu shumë magnez, një mineral i cili relakson muskujt dhe ju vë në gjumë.
Po abuzoni me konsumin e bananes: E keni vënë re që pasi dy ose tri banane ju vjen menjëherë gjumë? Arsyeja është shumë e thjeshtë: ato përmbajnë sasi të larta kaliumi dhe magnezi, dy minerale që kanë efekt relaksues tek muskujt.
Tërshëra: Tërshëra është një zgjedhje ideale për mëngjesin, por sasia e lartë e triptofanit dhe kompleksit të vitaminave B që gjenden në të janë shkaktarët që pas kafshatës së tretë a të katërt të ju flihet gjumë. Përpos kësaj, tërshëra përmban mangez dhe kalcium që ndikojnë në prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit dhe qetësojnë sistemin nervor.
Orizi i bardhë: Ndryshe nga ushqimet e sipërmendura, orizi i bardhë ka efekt gjumëndjellës në një shtrirje kohore më të gjatë. Ai është një ndër ushqimet me indeksin glicemik shumë të lartë dhe bën që t’ju zë gjumi shumë shpejt.
Qumështi: Qumështi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e kockave, por duhet të keni kujdes se në ç’orë duhet ta pini. Kombinimi i qumështit me djathërat e stazhionuar provokon gjumë të menjëhershëm pasi karbohidratet, triptofani dhe sasia e kalciumit që gjendet tek këta dy produkte përthithen lehtësisht nga organizmi dhe qetësojnë sistemin nervor.
Një valë moti të keq ka prekur veriperëndimin e Italisë, duke bërë që zona në fjalë të përjetojë tashmë vjeshtën…
Mijëra njerëz janë evakuuar nga fshatrat veriore të Filipineve, teksa vendi përgatitet për një nga tufanet më të fortë të…
Java që nis më 22 shtator dhe përfundon më 28, sjell zhvillime të rëndësishme për tre shenja të horoskopit. Energjitë…
Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi lidhjet kriminale të Edi Ramës dhe njerëzve të tij me korrupsionin, zhdukjen e fondeve…
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ndezi kuriozitetin e ndjekësve që në korrik, kur publikoi në rrjete sociale…
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, në përfundim të gjykimit u…