lifestyle

Jo aq sa mendoni, dermatologë sqarojnë sa herë në javë duhet të bëni dush

Sa herë në javë duhet të bëjmë dush? Jo shumë shpesh thonë dermatologët. Dr. James Hamblin shprehet se larja e përditshme nuk i bën dobi lëkurës kur nuk është e nevojshme. Sapunët janë krijuar për të hequr jo vetëm papastërtitë, por edhe sebumin nga lëkura.

Po kështu edhe shampot, të cilat largojnë vajrat esencialë nga flokët. Rezultati është lëkurë dhe flokë të thatë. Në fakt, sa më i ngrohtë të jetë uji që përdorni dhe sa më fort ta fërkoni lëkurën, aq më shumë ka të ngjarë të zhvilloni lëkurë të thatë.

Të lidhura

None found

Se sa shpesh një person ka nevojë për një banjë varet nga lloji i lëkurës, mosha, stina dhe aktivitetet që bën, thotë James. Por a është e nevojshme të bëni dush çdo ditë? Sipas ekspertëve, larja e përditshme mund të prishë mikrobiomën e lëkurës.

Shtresa e jashtme e lëkurës humbet vajrat e saj natyrale dhe rrjedhimisht bakteret “të mira” në lëkurë, duke rritur rrezikun e infeksioneve. Prandaj, mund të bëni dush çdo dy ditë ose tre herë në javë por duke marrë parasysh nevojat e lëkurës dhe rutinën tuaj të përditshme.

Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë (AAD), nuk ka asnjë kufi të vërtetuar shkencërisht se sa shpesh duhet të lahemi. Të vetmet rekomandime që janë dhënë kanë të bëjnë me fëmijët dhe adoleshentët. Nëse një fëmijë i moshës 6-11 vjeç dëshiron të bëjë dush çdo ditë, prindërit nuk kanë arsye të mos e lënë.

Megjithatë, ai nuk ka nevojë të lahet aq shpesh. Këto rekomandime lidhen me nevojat e lëkurës, por edhe me faktin se sistemi imunitar i fëmijëve ka nevojë për njëfarë ekspozimi ndaj mikroorganizmave si bakteret, që të rritet siç duhet./albeu.com/

të fundit

Bejta rikthen në Big Brother VIP Kosova 5 vallëzimin viral të këngës “Lule

Këngëtari i njohur Bejta, ka krijuar atmosferë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother Vip Kosova 5. Gjatë…

4 minutes ago

I shfrytëzuam dobësitë e Tiranës dhe e vendosëm ndeshjen”, Dede fokusohet te Conference League: Duhet të rikuperojmë para sfidës me Craiovën

Nevil DedeEgnatia fitoi 1-2 përballë Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...

5 minutes ago

Two people arrested in Gostivar, police seize cocaine and marijuana

Dy persona nga Gostivari, të moshës 42 dhe 48 vjeç, janë arrestuar sot gjatë një aksioni policor kundër tregtisë së…

13 minutes ago

26-year-old Albanian arrested in Greece, suspected of killing compatriot in Thessaloniki in 2020

Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…

13 minutes ago

I never saw him cry,” Jessica’s father reveals suspicions about her husband: She lived in fear that she might die

Babai i Jessica-s, 32-vjeçares që humbi jetën në qershor të vitit 2024 në Itali, ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit…

13 minutes ago

Gërvalla: The Prosecutor’s Office knew about the violence and threats against Arlinda Zekaj as of July 10

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, duke rikthyer vëmendjen te përgjegjësia e…

14 minutes ago