lifestyle

Jeni trembur nga rënia e flokëve? Ja nga çfarë duhet të hiqni dorë menjëherë

Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe bien pas dushit, gjatë tharjes dhe krehjes. Me përafërsi njeriu humbet 50 deri në 100 flokë në ditë. Ky mund të jetë një cikël normal i gjallërimit të flokut.
Megjithatë, në shumë raste numri i flokëve të rëna është aq i madh sa natyrshëm lind shqetësimi se mos vallë do të ngeleni shpejt pa asnjë flok mbi kokë. Nëse rënia e flokut nuk shkaktohet nga një problem shëndetësor, atëherë problemi qëndron tek rutina e përditshme.

Krehja e flokut të lagur
Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Ekspertët thonë se flokët e lagur janë shumë të brishtë dhe krehja duhet bërë kur floku të jetë i thatë.

Të lidhura

None found

Stresi
Stresi mund të shkaktojë ndryshime hormonale. Mundohuni të menaxhoni stresin.

Kapjet e flokëve
Nëse i mbani flokët të kapur, atëherë jeni më të prirur të prekeni nga rënia e flokëve. Kapjet e sforcuara e shkulin flokun nga rrënja dhe ju bëjnë të humbisni shumë flokë.

Përdorimi tepruar i tharëses
Përdorimi i tepruar i tharëses, piastrës dhe mashës i përcëllon flokët dhe shteron vajrat natyrale të tyre. Një gjë e tillë e bën flokun pa jetë dhe nxit rënien e tij.

Ndryshimi i shampove
Ndryshimi i shpeshtë i shampove dhe produkteve të tjera për flokët nuk i jep kohë skalpit të kokës të përshtatet me këto produkte dhe substancat e tyre. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj kimikateve të ndryshme prish pehashin e flokut dhe shkakton rënie të flokëve.

Shkaqe shëndetësore të rënies së flokëve
Flokët mund të bien edhe për arsye shëndetësore të ndryshme. Shtatzania, ndërhyrjet kirurgjikale, rëniet drastike në peshë dhe stresi kronik lënë pasoja direkt tek flokët. Rënia e flokëve mund të jetë efekt anësor i ilaçeve kundër depresionit. Rënia e flokut mund të jetë e trashëgueshme, por edhe të shkaktohet nga problemet me tiroiden. Anemia si pasojë e mungesës së hekurit mund të shkaktojë gjithashtu rënie të flokut.

Kjo zgjidhet duke ngrënë ushqime të pasura me hekur siç janë spinaqi, barishtet, mishi i viçit dhe fasulet. Të domosdoshëm janë edhe ushqimet e pasura me vitaminë C, të cilat përmirësojnë përthithjen e hekurit.

Ndryshimi i shpeshtë i ngjyrës së flokut nëpërmjet substancave kimike e shkatërron atë. Për më tepër, krehja e flokut pas lyerjes me xhel ose llak e forcon qimen dhe lehtëson këputjen e saj.

Floku nuk është i rëndësishëm vetëm për paraqitjen tuaj të jashtme. Ai është një tregues i rëndësishëm i shëndetit tuaj.

të fundit

Nagelsmann pas daljes tronditëse të Gjermanisë nga Kupa e Botës: Jam i gatshëm të vazhdoj

Kombëtarja e Gjermanisë është eliminuar në mënyrë të papritur nga Kupa e Botës, pasi u mposht nga Paraguai pas ekzekutimit…

1 hour ago

Neymar ironizon ekonomistin gjerman pas kualifikimit të Brazilit: Provoje sërish në Botërorin e ardhshëm

Ekonomisti gjerman Joachim Klement fitoi famë të madhe në vitet e fundit, pasi modeli i tij kompleks statistikor kishte parashikuar…

2 hours ago

Holanda dhe Maroku përballen për kualifikim, ja formacionet zyrtare

Holanda dhe Maroku do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës.Sfida mes 'Tulipanëve' dhe afrikanëve zhvillohet në…

3 hours ago

VIDEO/ Vjen befasia e parë, Paraguai eliminon Gjermaninë

Kombëtarja e Paraguait është kualifikuar tutje në Kupën e Botës, pasi eliminoi Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive në raundin e…

3 hours ago

Son Heung-min kërkon ndjesë pas dështimit të Koresë së Jugut: E pamundur të shpreh dhimbjen që ndiejmë

Nuk ishte kjo ajo Kupë e Botës që kishin ëndërruar Son Heung-min dhe Koreja e Jugut. "Taegeuk Warriors" u eliminuan…

4 hours ago

Gjermania dhe Paraguai mbeten në barazim pas kohës së rregullt, kualifikimi vendoset në vazhdime

Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes…

4 hours ago