lifestyle

Ja çfarë duhet të pastroni më me kujdes, këto janë gjërat e para që vënë re mysafirët në shtëpi

Ndonjëherë ne jemi aq të mësuar me shtëpinë tonë sa nuk i vëmë re ca gjëra bazike që në fakt janë 100% të dukshme. E kemi fjalën për ato detaje që njerëzit e ftuar në shtëpinë tonë, i vënë re të parët. Pas këtij artikulli vetvetiu do të doni të jeni më vigjilent.

1. Papastërtitë rreth dorezës së derës

Ne i prekim çdo ditë dhe ndoshta s’i vëmë re të pista mund të jenë bërë prej pluhurit, shenjave, etj, etj. Kjo zonë mbizotërohet kollaj nga bakteret dhe që ta dini është një nga gjërat që të ftuarit në shtëpinë tonë, e dallojnë sapo hyjnë.

2. Aromën e shtëpisë

Ndoshta ju jeni mësuar me të, por jo miqtë tuaj. Nëse shtëpia juaj si për inat nuk mban erë të mirë ditën kur keni të ftuar, ata do ta lidhin ambientin tuaj me një kujtim jo të këndshëm, duke qenë se aromat lidhen ngushtë me emocionet. Qirinjtë aromatikë, apo difuzorët janë gjithmonë ide e mirë.

3.Peshqirët e pistë

Gjëja e parë që duhet të bëni kur në shtëpi ju vijnë miq, është të ndërroni peshqirët. Sa situatë e pakëndshme do të ishte që të ftuarit të shohin në tualetin tuaj peshqira me shenja? Mund të keni banjën më të bukur në botë, por nëse peshqirët tuaj s’janë të pastër, ata do të mbajnë mend këtë të dytën.

4. Dysheme me shenja

Kushtojini vëmendjen sidomos dyshemesë së kuzhinë suaj. Aq më tepër nëse njerëzit i kanë hequr këpucët, nëse dyshemeja s’është xixë, do ta ndjejnë në këmbët e tyre dhe ju s’doni të ndodhë kështu apo jo?

5. Pasqyrat e pista

Ne me shumë mundësi as që e kemi vënë re që pasqyra është me shenja gishtash, veçanërisht ajo e banjës, por s’mund të themi të njëjtën gjë për ata që vijnë për vizitë. Një nga gjërat e para që shohin.

të fundit

Anxhela Peristeri sqaron incidentin në Përmet: Asnjë kanaçe nuk më ka g*ditur, ishte një fëmijë që po luante

Pas zërave që qarkulluan të enjten në media dhe rrjetet sociale për një incident gjatë festivalit “Nona” në Përmet, ku…

10 minutes ago

“Avionët hodhën një kovë ujë dhe ikën”, banorja në Gramsh revoltohet me policinë: U dogjëm të gjithë, keni ardhur me vonesë

Situata nga zjarret në zonën e Gramshit vijon të mbetet kritike ndërsa nuk kanë munguar akuzat e banorëve ndaj autoriteteve…

16 minutes ago

Vera kap kulmin/ Temperatura më e lartë e regjistruar këtë sezon, ja sa shënon termometri

Kjo verë ka shënuar një tjetër rekord të nxehti në vend, me termometrin që ka kapur vlerën ekstreme prej 43.6°C,…

54 minutes ago

Flet nusja e djalit të viktimës së parë nga zjarret në Shqipëri: Tmerr, ç’të shihja! Më tha merr…

Nusja e djalit të 80-vjeçarit që humbi jetën mes flakëve në Gramsh ka treguar si ndodhi ngjarja. Sipas saj, nuk…

57 minutes ago

DETAJE/ Dogji tokën e fqinjit pas konfliktit banal, kush është 80-vjeçari që humbi jetën mes flakëve pasi i vuri zjarrin gjithë fshatit në Gramsh

Ditën e sotme fatkeqësisht u shënua viktima e parë nga zjarri në vendin tonë. Vitkima e parë është 80-vjeçari nga…

1 hour ago

Situata del jashtë kontrollit në Poliçan/ Flakët përfshijnë fshatin Harunas, gjashtë persona të plagosur në spital

Situata e zjarrit ka dalë jashtë kontrollit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan. Siç raportohet flakët kanë marrë përmasa të…

2 hours ago