lifestyle

Ja çfarë duhet të bëni që mos keni dhimbje nëse qendroni gjatë ulur

Për të reduktuar efektet e dëmshme të qëndrimit ulur ajo që specialistët këshillojnë është një shëtitje e lehtë pesë minutëshe, çdo gjysmë ore.

Për këtë, një grup studiuesish morën 11 të rritur të shëndetshëm, të moshës së mesme dhe të moshuar që të uleshin në laboratorin e tyre për 8 orë, që përkon me një ditë standarde pune. Këtë e bënë për një javë rresht, ku secilën ditë eksperimentin e praktikonin në forma të ndryshme. Në një ditë pjesëmarrësit lëvizën shumë pak gjatë 8 orëve, në një ditë tjetër ecnin për një minutë çdo gjysmë ore, një ditë tjetër lëvizën nga 5 minuta çdo orë dhe një tjetër ditë ecën nga 5 minuta çdo gjysmë ore.

Të lidhura

None found

Qëllimi ishte të gjendej koha e saktë e lëvizjeve për të shmangur rreziqet që mund të vinin nga qëndrimi i gjatë ulur, siç janë nivelet e sheqerit në gjak apo sëmundjet e zemrës.Sipas studiuesëve u zbulua se një shëtitje e lehtë prej 5 minutash çdo gjysmë ore ishte e vetmja strategji që uli ndjeshëm nivelet e sheqerit në gjak krahasuar me qëndrimin ulur gjatë gjithë ditës. Në veçanti, 5 minuta ecje çdo gjysmë ore reduktuan rritjen e sheqerit në gjak dhe uljen e rrezikut për sëmundjet e zemrës në 60 për qind të tyre.

Përveç përfitimeve të shëndetit fizik, kishte edhe përfitime për shëndetin mendor. Gjatë studimit, ata i kërkuan pjesëmarrësve të vlerësonin gjendjen e tyre mendore duke përdorur një pyetësor. Gjithashtu zbuluan se krahasuar me qëndrimin ulur gjatë gjithë ditës, një shëtitje e lehtë 5-minutëshe çdo gjysmë ore zvogëloi ndjenjat e lodhjes, i vendosi pjesëmarrësit në një humor më të mirë dhe i ndihmoi ata të ndiheshin më energjikë.

Njerëzit që qëndrojnë ulur për orë të tëra, zhvillojnë sëmundje kronike , duke përfshirë diabetin, sëmundjet e zemrës, demencën dhe disa lloje kanceri me ritme shumë më të larta, sesa njerëzit që lëvizin gjatë gjithë ditës. Një mënyrë jetese e ulur gjithashtu i vë njerëzit në një rrezik shumë më të madh të vdekjes së hershme. Por vetëm ushtrimet fizike të përditshme mund të ndryshojë efektet e dëmshme shëndetësore të qëndrimit ulur.

të fundit

Dokumentoi marrjen e inerteve nga Shkumbini, gazetari Osman Stafa kallëzon ndjekjen dhe bllokimin e rrugës

Gazetari Osman Stafa ka depozituar një kallëzim në Policinë e Elbasanit, pasi u përball me një akt intimidimi menjëherë pas…

2 minutes ago

London: 19-Year-Old Charged With Murdering Apartment Owner Hours After Renting Room

Enzo Bettamio, 19 vjeç, doli të hënën para gjykatës nën akuzën për vrasjen e një gruaje në qendër të Londrës.…

5 minutes ago

Shooting in Northern Denmark Leaves Civilian Dead and Police Officer Injured

Një incident me armë zjarri në Norresundby, qytet në veri të Danimarkës, ka lënë të vdekur një civil dhe të…

5 minutes ago

Health Concerns Among Security Academy Students: AKU Allows SORI-AL to Continue Operations, Says No Violations Found and Food Was Not the Cause

Kompania e kateringut SORI-AL ka reaguar pas vendimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) për të lejuar vijimin normal të…

5 minutes ago

Video/ 7.4-Magnitude Earthquake Shakes Mexico, Buildings Sway Violently and Residents Panic

Brigjet perëndimore të Meksikës u goditën sot nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter, njoftoi Shërbimi…

6 minutes ago

Clash Over Italian Villa, Shehaj Responds to Balla: He Filmed the Home Where My Wife and Children Stay

Taulant Balla ka publikuar një video për vilën në Itali, pasi kreu i Partisë Mundesia, Agron Shehaj, deklaroi se e…

6 minutes ago