lifestyle

Ideal për në verë, kur të mësoni efektet e dhallës në trup nuk do ta ndani nga tavolina

Në thelb, dhalli është kos i holluar me ujë, ndaj përfitimet shëndetësore që kemi prej saj janë të njëjta me ato të kosit. Ky i fundit është i pasur në proteina, forcon sistemin imunitar, ka kalcium, çka ndikon në shëndetin e kockave, të ndihmon të biesh nga pesha, të mbron nga i ftohti dhe virozat, por mbi të gjitha, përmirëson sistemin tretës. Dhalli ka probiotikë, baktere të mira, aq jetike për mirëqenien e zorrëve. Nëse vuani diarreja apo fryrja e barkut, dhalli është një “ilaç” natyral i përkryer.

Kosi, për pasojë edhe dhalli, është i pasur në vitamina. Një burim I shkëlqyer potasiumi, fosfori, riboflavinesh, jodi, zinku dhe Vitamine B5.

Të lidhura

None found

Përmban gjithashtu Vitaminën B12, e cila ruan nivelin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndihmon sistemin nervor të funksionojë si duhet. Me një përqindje të lartë proteinash dhe karbohidratesh, dhalli është një vakt ideal për t’u konsumuar pas një sforcimi fizik, si për shembull palestra. Proteinat që përmban, i sigurojnë trupit aminoacidet për të cilat muskujt kanë nevojë që të rigjenerohen. Ne konsumojmë më shumë kripë se ç’është e lejuar, çka me kalimin e kohës çon në hipertension, problem me veshkat dhe zemrën, por potasiumi që gjendet me shumicë te dhalli, shkarkon nga trupi tepricat e kripës.

Dhalli është i pasur në elektrolite, të cilat luftojnë dehidratimin, rrezikun më të madh për shëndetin gjatë stinës së nxehtë. Kur trupi humbet me shpejtësi lëngje, muskujt zënë ngërç, ndaj mund të ndihemi të dobët, të përgjumur, mund të kemi marrje mendsh dhe turbullim të shikimit. Dhalli është një mënyrë e shpejtë dhe e thjeshtë për të rimbushur organizmin me lëndë ushqyese e minerale. Nëse ke ecur gjithë ditën nëpër vapë dhe ke djersitur me tepri, ktheje një gotë.

të fundit

Michael Owen mbron Ronaldon pas kritikave: Mund t’u kundërpërgjigjet të gjithëve me het-trik ndaj Uzbekistanit

Ish-sulmuesi i Anglisë, Michael Owen, ka dalë në mbrojtje të Cristiano Ronaldos pas valës së kritikave që ka përjetuar kapiteni…

6 minutes ago

Teherani këmbëngul se Hormuzi është nën sovranitetin e tij, shtohen përplasjet në negociatat për paqe

Irani ka bërë të ditur se autoriteti mbi Ngushticën e Hormuzit i përket atij, duke shtuar shqetësimin ndërkombëtar rreth njërës…

12 minutes ago

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për kompleksin “Partizani”: Nuk mbaj mend detaje, në një nga mbledhjet e para të qeverisë u kërkua që…

Ish-ministri Ylli Pango, ka dhënë dëshminë e tij lidhur me çështjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, duke deklaruar se nuk mban…

16 minutes ago

Xhuli Nura shtatzënë, del fotografia me barkun e rrumbullakosur

Xhuli Nura, e njohur nga edicioni i parë i Big Brother VIP Kosova, po përjeton një nga periudhat më të…

19 minutes ago

Korniza e vjetruar ligjore dhe mungesa e një databaze vështirësojnë hetimet për krimet e luftës në Kosovë

Mungesa e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, korniza e papërshtatshme ligjore, vështirësitë në mbledhjen e provave dhe nevoja për forcimin e kapaciteteve…

19 minutes ago

Gërvalla formalizon çmimin “Sali Çekaj” për kontribut në drejtësi

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur, të hënëns, se në 70-vjetorin e lindjes së Heroit…

19 minutes ago