Categories: lifestyle

I vetmi përbërës për të cilin dermatologët “betohen”: Ul ndjeshëm plakjen e lëkurës

Është plotësisht e natyrshme që me vitet që ikin, edhe lëkura fillon të tregojë shenja plakjeje në formën e rrudhave dhe vijave të holla. Pavarësisht përpjekjeve tona, të të gjitha mënyrave (mund të keni një rutinë rigoroze për të pastruar mirë lëkurën duke ulur ndjeshëm procesin e plakjes), është e rëndësishme të siguroheni që të gjitha aspektet e stilit të jetës të kontribuojnë në lëkurën e shëndetshme.

Dermatologët vazhdojnë të theksojnë idenë se një dietë e shëndetshme, e cila ruan shëndetin fizik ndërsa plakeni, është shumë e rëndësishme dhe ka ndikim të jashtëzakonshëm edhe në lëkurën tonë. Ashtu si ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha sheqeri ose qumështi, të cilat mund të përkeqësojnë pamjen tuaj me kalimin e kohës, ka përbërës të tjerë që në të vërtetë ndihmojnë për të përmirësuar lëkurën, për t’i dhënë asaj shkëlqim dhe për të ndihmuar që të keni një pamje sa më freskët gjithmonë.

Ndërsa Vitamina C mund të jetë pjesë e rutinës për kujdesin tuaj ndaj lëkurës, ushqimet që janë të pasura me këtë vitaminë kanë ndikim të jashtëzakonshëm edhe në minimizimin e shenjave të plakjes në pamjen tuaj.

Inessa Fishman, MD, Kirurg Plastik i Fytyrës dhe Rindërtues shpjegon: “Vitamina C është një antioksidant i rëndësishëm dhe kjo ndihmon sistemin tonë imunitar (edhe lëkurën që është një pjesë e rëndësishme e funksionit tonë imunitar).

Vitamina C duhet të jetë pjesë e një diete të ekuilibruar. Unë shpesh rekomandoj që pacientët të marrin suplemente të vitaminës D dhe C, veçanërisht në stinën e ftohtë dhe gjatë sezonit të gripit, jo vetëm për të rritur imunitetin e trupit, por edhe për të pasur një lëkurë më të bukur e më të re.

Të gjitha ushqimet me vitaminë C duhet të jenë pjesëe e dietës së përditshme, sepse ato mund të ndihmojnë në rritjen e prodhimit të kolagjenit në lëkurë, duke ju mbrojtur nga një lëkurë e varur. Sipas Healthline, “vitamina C gjithashtu mund të ndihmojë në largimin e shenjave të plakjes për shkak të rolit të saj në sintezën natyrale të kolagjenit të trupit. Ndihmon në shërimin e lëkurës së dëmtuar dhe, në disa raste, zvogëlon shfaqjen e rrudhave. Marrja e mjaftueshme e vitaminës C mund të ndihmojë gjithashtu në riparimin dhe parandalimin e lëkurës së thatë.”

Mënyra më e lehtë për të konsumuar më shumë Vitaminë C është duke shtuar agrumet për t’i dhënë lëkurës dhe sistemit imunitar më shumë ‘forcë. Sidoqoftë, ky antioksidant mund të gjendet edhe në një numër ushqimesh të tjera si brokoli, luleshtrydhe, madje edhe spinaqi ose lakra jeshile. Një dietë e pasur me fruta dhe perime, forcon natyrshëm shëndetin, por i jep mundësi edhe lëkurës të përfitojë veçanërisht nga lëndët ushqyese të përfshira në këto superushqime.

të fundit

E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI)

Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…

21 minutes ago

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

31 minutes ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

53 minutes ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

1 hour ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

2 hours ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

2 hours ago