lifestyle

I shëndetshëm apo i dëmshëm? Ndikimi te dhëmbët dhe kockat, a rekomandohet uji i gazuar për personat mbi 40 vjeç

Uji i gazuar është një kombinim i ujit dhe dioksidit të karbonit nën presion. Natriumi dhe mineralet e tjera shtohen më pas.

Dioksidi i karbonit dhe uji reagojnë kimikisht për të prodhuar acid karbonik, një acid të dobët. Kjo shkakton një ndjesi djegieje në gojë, e cila mund të jetë irrituese ose e këndshme. pH i ujit të gazuar është 3-4, pra është paksa acid. Sidoqoftë, pirja e ujit të gazuar nuk e bën trupin më acid. Veshkat dhe mushkëritë heqin dioksidin e karbonit të tepërt.

Të lidhura

None found

A ndikon te shëndeti i dhëmbëve?

Një nga shqetësimet më të mëdha në lidhje me ujin e gazuar është efekti i tij në dhëmbë, pasi smalti është i ekspozuar drejtpërdrejt në acid. Ka shumë pak hulumtime për këtë temë, por një studim zbuloi se uji mineral me gaz dëmton smaltin vetëm pak më shumë sesa uji pa gaz. Në një tjetër studim, pijet e gazuara treguan potencial të fortë për të shkatërruar smaltin – por vetëm nëse ato përmbajnë sheqer.

Në fakt, një pije e ëmbël jo e gazuar është më e dëmshme se një pije e gazuar pa sheqer. Një përmbledhje e disa studimeve zbuloi se kombinimi i sheqerit dhe karbonizimit mund të çojë në prishje të dhëmbëve.

Sidoqoftë, uji i gazuar i thjeshtë duket se paraqet pak rrezik për shëndetin e dhëmbëve. Vetëm llojet e sheqerit janë të dëmshëm.

A ndikon uji i gazuar në shëndetin e kockave?

Shumë elemente shkaktojnë humbjen e kockave në moshën e vjetër. Pas moshës 40-vjeçare, kockat e trupit pakësohen me 2%-3% në vit.

Shumë njerëz besojnë se pijet e gazuara janë të dëmshme për kockat për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të acidit. Sidoqoftë, hulumtimet sugjerojnë që nuk ka rrezik, të paktën për ujin e gazuar, pasi për pijet e tjera të gazuara studimet thonë se ndikojnë negativisht te kockat.

A ndikon në shëndetin e zemrës?

Kërkimet sugjerojnë se uji i gazuar mund të përmirësojë shëndetin e zemrës, megjithëse provat janë shumë të kufizuara.

Studimet tregojnë se uji i gazuar nuk është i dëmshëm. Nëse ju shijon, pijeni. Por duhet të tregoheni të kujdesshëm për të lexuar përbërësit në lidhje me sheqerin e shtuar apo kripën.

të fundit

Exercise “Golden Sword” held under the “Try and Prevent” principle

Misioni KFOR-i udhëhequr nga NATO, Misioni i Sundimit të Ligjit i Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) dhe Policia e Kosovës…

16 seconds ago

Shabani testifies about Peja’s Center for Social Work: inspections in Lipjan and Prishtina, no mechanism for staff increases in social work centers

Drejtori i Departamentit në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Blerim Shabani, është intervistuar nga Komisioni Hetimor…

39 seconds ago

Zidane: Ndeshja me Spanjën s’është hakmarrje, por një sfidë e re

Përzgjedhësi i Francës, Zinedine Zidane, ka refuzuar që përballjen e ardhshme me Spanjën në çerekfinale të Ligës së Kombeve ta…

4 minutes ago

Dhjetë vjet pas Brexit, Britania e Madhe i drejtohet sërish Bashkimit Evropian

Dhjetë vjet pas referendumit për Brexit-in, Mbretëria e Bashkuar po ndërmerr hapa për të forcuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. [...]Read…

8 minutes ago

Përmbyllet qëndrimi treditor i Jakup Krasniqit pranë familjes në Kosovë

Ka përfunduar vizita e ditës së tretë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në shtëpinë e tij. Pas…

12 minutes ago

Harry befason në televizionin britanik: pi uiski para kamerave, flet për jetën e fëmijëve dhe lidhjen me atdheun

Princi Harry ka bërë një paraqitje të papritur në emisionin britanik “This Morning”, ku ka tërhequr vëmendjen me batutat, një…

19 minutes ago