lifestyle

I ftohti i dimrit ndikon sidomos në këtë organ të trupit, ja çfarë duhet të bëni

Me dimrin, vijnë edhe plot kërcënime, sidomos për lëkurën dhe trupin! Temperaturat e ulta, ajri i ftohtë, dalja jashtë shtëpisë qoftë edhe për një blerje në dyqan duket shpesh si një betejë e vështirë.

Pavarësisht veshjeve të ngrohta nga palltot, dorezat dhe te çizmet, ekziston një pjesë e trupit tuaj që mund të ekspozohet ndaj elementeve të ashpra të muajve të ftohtë dhe kjo është fytyra. Duket se nuk janë vetëm muajt me diell të verës që “bëjnë namin” në lëkurën tuaj, të njohur ndryshe si organi më i madh i trupit; dimri mund të jetë më i ashpër. Moti i ftohtë dhe rënia e niveleve të lagështisë çon në një lëkurë të thatë që nuk është në gjendje të mbajë lagështinë. Kjo është edhe arsyeja pse lëkura juaj bëhet më e ashpër në dimër.

Të lidhura

None found

Lëkura e thatë dhe e plasaritur do të thotë njëherësh që erudhat e imta do të bëhen më të dukshme. Të themi të vërtetën, nuk është vetëm lëkura e fytyrës që ndikohet nga ndryshimi i motit, edhe zona të tjera të trupit si duart dhe këmbët duan shumë kujdes. Përveç motit dhe temperaturave të ulta në dimër, disa nga zakonet e jetesës gjatë gjatë këtij sezoni ndikojnë në moshimin e lëkurës.

Dimri është sinonim i festave për shumicën e njerëzve. Kjo jo vetëm që do të thotë ushqime me sheqer që mund të çojnë në plakje të parakohshme të lëkurës, por edhe konsumim të alkoolit që dehidraton më tej lëkurën e thatë.

Sipas dermatologes Jennifer Peterson, një shqetësim tjetër në muajt e dimrit ka të bëjë me sapunët që përdorni dhe veshjet e trasha që duhen për të përballuar të ftohtin. Lëkura që tashmë e ka të vështirë të mbajë lagështinë për shkak të temperaturës së ftohtë mund të irritohet nga sapunët, leshi dhe veshje të tjera me teksturë të ashpër.

Çfarë duhet të bëjmë? Përveç kujdesit të asaj që hani dhe pini gjatë dimrit, kujdesuni edhe për teksturën e veshjeve, sapunin që përdorni etj.

të fundit

Del në shesh futbollisti që shpërfilli telefonatat e Sergen Yalçınit

Një situatë e pazakontë raportohet të ketë ndodhur brenda ekipit kombëtar të Turqisë, menjëherë pas emërimit të Sergen Yalçınit në…

1 minute ago

Selin Bollati sqaron kur do të martohet me DJ Gimbon: “E sigurt që do të jetë më datë 5

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…

7 minutes ago

Rasti Arlinda Zekaj, përgjegjësia institucionale dhe debati politik: A duhet të japë llogari edhe Gazmend Muhaxheri?

Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…

10 minutes ago

Liverpool-Arsenal, përballje e madhe në “Anfield” për javën e nëntë të Premier League

Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…

15 minutes ago

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, dëm ekonomik e financiar 135 milionë euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

19 minutes ago

Rigon Llugiqi, organizatori kryesor i Prishtinës: Pas një periudhe të vështirë, mesfushori është bërë shtyllë e ekipit

Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…

20 minutes ago