lifestyle

Horoskopi javor nga Paolo Fox: Shenja që do të ketë mosmarrëveshje me të dashurit, si nis vera për secilin prej jush

DASHI: Ju që i përkisni kësaj shenje do të keni mbështetjen e planetëve, të cilët gjatë javës do të ndikojnë pozitivisht në zgjedhjet tuaja dhe do t’ju ndihmojnë në arritjen e shumë objektivave. Koordinimi i punëve të shumta do të jetë si një lojë fëmijësh për ju. Më në fund do të keni mundësinë të kaloni ditë të paharrueshme në shoqërinë e njerëzve të dashur.

DEMI: Yjet parashikojnë se të lindurit nën shenjën zodiakale të Demit do të përjetojnë një periudhë pasigurie. Në aspektin profesional situata pritet që të jetë e mirë dhe e qetë, edhe fitimet do të shtohen. Në jetën në çift, sidomos për çiftet e sapokrijuara, do të përballeni me situata që kërkojnë vëmendjen tuaj dhe një analizim të mirë të fakteve.

Të lidhura

None found

BINJAKËT: Kjo do të jetë një javë e shkëlqyer për të lindurit e Binjakëve. Yjet do ta kthejnë vëmendjen nga ju, duke ju bërë një nga shenjat më fatlume të momentit. Nuk do ta keni aspak të vështirë të merrni në dorë drejtimin e jetës suaj. Po ashtu do ta keni të lehtë t’u sillni gëzim familjarëve tuaj. Në sferën profesionale pritet që të keni propozime të mira.

GAFORRJA: Të lindurve në shenjën e Gaforres do t’u ofrohen mundësi të mëdha. Jeta sentimentale parashikohet shumë e mirë. Ndokush prej jush mund të gjejë shpirtin e vet binjak ose të përmirësojë raportin me partnerin që ka. Kjo javë e parë e qershorit do të rezultojë shumë fitimprurëse nga çdo pikëpamje. Do të keni të reja pozitive në disa sfera të jetës suaj.

LUANI: Për fat të keq, kjo nuk do të jetë një periudhë shumë e mirë për ju. Duhet të bëni durim dhe të mos hapni debate të kota, në mënyrë që ta kaloni sa më qetë këtë javë. Lëreni veten nën kujdesin e partnerit dhe mos u merrni me historitë e së shkuarës, pasi kjo mund të jetë zgjidhja e vetme për të mos pasur pakënaqësi dhe të bëheni nervozë.

VIRGJËRESHA: Duket se gjithçka është në rregull në sferën profesionale dhe ekonomike dhe nuk ka nevojë të bëni ndryshime. Por një vëmendje të veçantë duhet t’i kushtoni jetës sentimentale dhe familjare. Mund të keni mosmarrëveshje me njerëzit tuaj të dashur, duke bërë që në disa raste të gjendeni në situata të pakëndshme.

PESHORJA: Me sa duket, kjo do të jetë një nga javët më të favorshme të muajit qershor. Më në fund do të merrni në dorë frerët e jetës suaj dhe do të jeni më të përfshirë në gjithçka që ju rrethon. Duke shfaqur aftësitë dhe vendosmërinë tuaj, do të arrini t’ia dilni mbanë në sfera të ndryshme të jetës.

AKREPI: Për fat të keq, nuk pritet që kjo të jetë një javë fort e mirë. Gjatë ditëve në vazhdim do të keni momente tensioni, të cilat do të shënojnë javën e parë të këtij muaji. Duket sikur me rritjen e temperaturave do të rritet edhe niveli i stresit. Është më mirë që të bëni durim dhe të shpresoni se ditë më të mira do të vijnë.

SHIGJETARI: Ju pret një e ardhme shumë e mirë në sfera të ndryshme të jetës suaj. Sipas horoskopit, kjo do të jetë një nga javët më të mira të këtij muaji. Do të arrini të keni sukses në fusha të ndryshme. Në punë mund të merrni një lajm interesant, ndërsa në jetën në çift pritet të ketë ndryshime që do t’u sjellin gëzim të dy partnerëve.

BRICJAPI: Nuk do ta keni të lehtë të merrni një vendim gjatë kësaj jave, por falë ndihmës së njerëzve tuaj të dashur do t’ia dilni mbanë. Duke qenë të rrethuar nga njerëz të besuar, do t’i keni idetë më të qarta për jetën, përveçse do t’u ngjallni më shumë besim atyre që ju rrinë pranë. Hera herës do të ndiheni si të përhumbur në mendime…

UJORI: Me siguri që do të arrini të realizoni disa projekte interesante, që kanë të bëjnë me aspekte të ndryshme të jetës suaj. Nëse do të përveshni mëngët dhe do t’i futeni punës, nuk do ta keni aspak të vështirë t’i arrini objektivat tuaja. Në një javë të tillë, ku yjet i keni në anën tuaj, është mirë që të rrethoheni nga njerëz të besuar me të cilët të ndani ëndrrat dhe sukseset. Edhe në dashuri situata paraqitet e mirë.

PESHQIT: Ngjarjet rrjedhin me shpejtësi dhe ju më në fund do të shpëtoni nga telashet dhe do të jetoni ditë të qeta. Duke u rrethuar nga njerëz të besuar, do të ndiheni më mirë shpirtërisht dhe më të sigurt në vete. Edhe në sferën profesionale pritet që të merrni lajme shumë të mira. Në aspektin sentimental nuk parashikohet të ketë ndryshime.

të fundit

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

4 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

17 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

21 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

48 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago