lifestyle

Horoskopi javor nga Meri Shehu, ja cila shenjë do të ketë më shumë fat

Dashi – 3 yje

Është në një javë shumë e rëndësishme, sepse Dielli futet në shenjën e tyre në datën 20. Me shenjën e Dashit vjen pranvera dhe Dielli do bëjë një lidhje të bukur me Plutonin në Ujor. Pikërisht për këtë apokalips, për këtë ndryshim të madh në jetën e tyre dhe për këtë zhvillim të nëndheshëm, që nuk është i natyrës së tyre, do marrin tre yje. Kujdes me prapaskenat në dashuri ose takimet erotike.

Të lidhura

None found

Demi – 2 yje

Do kenë probleme në shoqëri, në qëllime dhe në takime që nuk do finalizohen. Demi do kërkojë një takim serioz, por do shkojnë me shumë vështirësi te ky takim serioz. Do presin tërë javën për të marrë një përgjigje, për të takuar dikë me rëndësi ose për t’iu realizuar një dëshirë dhe Demët nuk do ta realizojnë dot këtë gjë, ose do ta bëjnë me shumë vështirësi.

Binjakët – 4 yje

Lidhja e Diellit me Plutonin në Ujor është shumë e mirë për kontaktet me jashtë, për një punë shumë të rëndësishme, por të fshehtë që do bëjnë, dhe që do arrijnë atje ku duan. Në një takim rreth datës 22 në lidhje me karrierën, do kenë një pengesë shumë të vështirë. Kjo pengesë do t’i detyrojë shumë Binjakë të lindur në 10-ditëshin e dytë të stopojnë, të stresohen ose të bëhen pesimist.

Gaforrja – 3 yje

Kanë një javë spektakolare në lidhje me karrierën. Shumë Gaforre do ngrihen në mënyrë të papritur në karrierë, do marrin një pozicion ose një stimulim shumë të madh. Në lidhje me kontaktet me jashtë dhe me një çështje ligjore, disa Gaforre do të kenë problematika, sidomos ato të lindur në 10-ditëshin e dytë, të cilat, mesa duket, do t’i përjetojnë pak vështirë.

Luani – 4 yje

Kanë një bashkëpunim shumë të rëndësishëm. Do të bëhen pjesë e një plani shumë të rëndësishëm, pjesë e një diçkaje të madhe dhe të fshehtë, por që mund të quhet një organizatë, një bashkëpunim ose një organizatë bamirëse, një organizatë sociale.

Virgjëresha – 2 yje

Afërdita do takohet me Saturnin përballë shenjës së tyre në datën 22 dhe kjo sjell vështirësi në bashkëpunime, me partnerët në çift ose në çështje ekonomike vihet një presion. Kështu që shumë Virgjëreshë duhet të kenë kujdes! Nuk duhet të ndërmarrin vendime të rëndësishme, nuk duhet të prekin tema të rëndësishme ose duhet të jenë shumë të sigurt për ndjenjat e tyre para se të marrin një vendim të madh në jetën e tyre personale.

Peshorja – 3 yje

Janë përballë shenjës së Dashit, janë shenja që do ta shijojnë pranverën. Edhe këta do të kenë lajme shumë të mira ligjore ose një projekt të fshehtë, i cili do vijë si në heshtje, por do të favorizojë Peshoren në një studim, në një komunikim me jashtë, në një plan sekret të tyren ose në një qëllim të madh.

Akrepi – 5 yje

Është java e Akrepave. 5 yje sepse në fushën erotike keni shumë avantazhe. Dje u takua Dielli me Neptunin në Peshk dhe shumë Akrep përjetuan ndjenja të mëdha. Akrepat do kenë fat në dashuri dhe do japin një vendim të rëndësishëm rreth datës 22. Me punën do të kenë lajme të mira

Shigjetari – 3 yje

Do jenë shenja më erotike e pranverës. Dielli në Dash, në lidhje të bukur me Plutonin në Ujor, do t’ju japë shumë avantazhe, shumë shijime dhe shumë ndjenja të thella e pasione që shumë Shigjetar s’i kishin përjetuar ndonjëherë, por do t’ju sjellë probleme familjare.

Bricjapi – 3 yje

Është një shenjë që deri diku favorizohen nga planetët, sidomos në çështjet familjare, aty do çlirohet një energji e mirë. Por në lidhje me vëllezërit, motrat, farefisin dhe shoqërinë do të kenë një ngërç të rëndësishëm ose një pakapërcim edhe të ndonjë ndjenje të tyren. Pra pësojnë një psikopati të vogël në lidhje me ndjenjat.

Ujori – 4 yje

Marrin pjesë në lidhjen Pluton dhe Diell në Dash. Një ndryshim i madh në jetën e tyre, një kthesë e rëndësishme, e cila në pamjen e parë është e padukshme, por punon gjithmonë poshtë dhe do hapet e do ndriçojë një perspektivë të mirë në lidhje me projektet e tyre.

Peshqit – 5 yje

Dje Neptuni dhe Dielli në shenjën e tyre u takuan, një takim shumë romantik, shumë i këndshëm. Shumë Peshq mund të kenë përjetuar ndjesi të mëdha, por rreth datës 22 disa gjëra fillojnë dhe shtrëngohen ose ai litari që është liruar fillon dhe tërhiqet, kështu që do kenë kujdes për vendimet ose takimet që do bëjnë.

të fundit

Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej gjatë vitit 2025, një pjesë e konsiderueshme e personave me…

2 minutes ago

Ish-mesfushori i Tiranës dhe Partizanit nis rrugëtimin si trajner në Kategorinë e Dytë

Idriz Batha së bashku me trajnerin Artan MeçaninButrinti ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se Idriz Batha do…

6 minutes ago

Liga Premier zbaton ndalimin e reklamave të basteve në fanella nga sezoni 2026/27

Nga sezoni i ri 2026/27, zyrtarisht hyri në fuqi ndalimi i shfaqjes së logos së agjencive të basteve në pjesën…

7 minutes ago

Hapat e parë të Barcelonës për të siguruar shërbimet e Rodrit

Barcelona ka vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e Rodrit, teksa po shqyrton mundësinë e transferimit të mesfushorit të Manchester…

7 minutes ago

Aksident i rëndë në Durrës, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Vllazërimi”, në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve, një…

10 minutes ago

Mickoski kundërshton ndryshimet kushtetuese në formën e kërkuar nga Bullgaria

Kryeministri i RMV-s, Hristijan Mickoski thotë se ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin në formën në të cilën kërkohen aktualisht."Të…

20 minutes ago